Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili: “Rama një i vdekur që ecën”

418
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se kryeministri Edi Rama ka manipuluar edhe votimet në të cilat ishte i vetëm.

“Ka ndodhur një manipulim i trashë. Po ju jap një lajm: Në Librazhd janë shënuar zgjedhës me një numër të caktuar në procesverbal dhe vota në kuti më pak. Po ashtu vetëm në një KZAZ në Tiranë ka pasur 2 mijë vota të pavlefshme”,- tha ai.

Vasili tha ndër të tjera se këto votime treguan se kryeministri është një i vdekur që ecën.

“Vëzhgues të ndryshëm më kanë thënë se shumë qytetarë që kanë votuar, kanë dalë që aty duke qarë, duke thënë se nuk do votoja kurrë për këta, por më kanë detyruar e shatazhuar. Megjithatë sot jam i gëzuar, pasi populli e ka kuptuar se çfarë po ndodh, një degradim i tmerrshëm politik dhe moral nga ana tjetër. Sot Edi Rama është një i vdekur që ecën…ose i mbush kutitë, ose i kërcënon njerëzit”,- shtoi ai.