Video-Basha pjesë e projektit mafioz?/ Lidhja me “komandantin” e ushtrisë së drogës

196
Sigal

Në çadrën e protestës para kryeministrisë në  vitin 2017, Lulzim Basha, akuzonte kryeministrin Edi Rama për një projekt mafioz.

Basha bërtiste me zë të lartë se komploti i është zbuluar dhe se Vettingu është një projekt mafioz.

Projekti i Vettingut është projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e Bashkimit Europian. Edi Rama, bashkë komplotistët e tu janë zbuluar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare.

Pranojnë shqiptarët të shkojnë në zgjedhje, me kryeministrin komandati i ushtrisë së drogës? Kurrë nuk do ta pranojnë”, deklaronte Bashan në çadër, në Prill të vitit 2017.

Po çfarë ndodhi pas këtyre akuzave?

Lulzim Basha, lëpiu aty ku pështyu, përtypi deklaratat që kishte bërë dhe shkoi në prehrin e  Edi Ramës, bëri marrëveshje me të, u fut në Qeveri, dhe mbylli gojën.

Me  17 maj të vitit 2017, Lulzim Basha bëri një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike.

Për më tepër, edhe pse nga çadra e quajti projekt mafioz, pak javë më vonë ra dakort që zgjedhjet të bëhen me Ramën dhe Vettingun me kandidatët e Ramës.

Pra, plotësoi të gjitha kërkesat e Ramës,  hyri në zgjedhje me komandantin e ushtrisë së drogës siç e quante ai, nga ku doli i humbur dhe i dështuar.

Kjo në vitin 2017, fill pas deklaratave për komplot dhe Vetting mafioz.

Sot, pas katër vitesh, Lulzim Basha i është rikthyer vetë projektit mafioz.

Po kërkon Vetting politik dhe është gati të firmosë edhe për zgjatjen e afateve ligjore të Vettingut në drejtësi.

Para, katër vitesh Vettingu ishte mafioz, para katër vitesh ashtu si edhe sot, është i njëjti në pushtet, Edi Rama.

Lulzim Basha ose duhet të pranojë se është pjesë e projekteve mafioze, ose duhet të pranojë se ka qenë në gjumë kur ka akuzuar në vitin 2017, ose duhet të pranojë se deklaratat-akuzuese të tij i ka këmbyer në pazare me Ramën.