Itali/ Shqiptari kapet me kokainë me vlerë 600 mijë euro

586
Sigal

Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar nën akuzën e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Në banesën e tij është zbuluar nga policia italiane një laborator kokaine. Operacioni policor për kapjen e shqiptarit u zhvillua në qytetin e Udines. Karabinierët sekuestruan 800 gramë kokainë të pastër, e cila në treg kapte vlerën e 600 mijë euro, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Nga ky operacion, policia zbuloi edhe një italian, që merrej me trafik droge, i cili u vu nën hetim.