Ngjarja për të cilën SPAK ka arritur të zotërojë një thesar të madh të dhënash, ku përfshihen përgjimet e Agasit me një pjesë të madhe të bashkëbiseduesve të tij.Pikërisht kjo aferë, që është në duart e SPAK, është më shumë se eksplozive, pasi jo vetëm që pasqyron lidhjet e baronëve të botës së krimit me struktura të larta të qeverisë, por tregon edhe një situatë dramatike të përfshirjes së strukturave të sigurisë së vendit, duke nisur nga Policia e Shtetit e deri te shërbimet sekrete, me në krye SHISH-in, të pozicionuara sipas axhendave të grupeve kriminale.Këto grupe jo vetëm kanë akses në kanalet më delikate të shtetit shqiptar, por e përdorin këtë akses për të arritur fitimet e tyre të paligjshme.Ky thesar i gjetur në strofkullën e bllokut të Agasit, siç duket, jep dëshmi të qarta për të kuptuar rolin real të botës së krimit në shërbim të pushtetit, duke korrur përfitime super të mëdha.
Vlora Hyseni, çfarë i shkruante për drejtorin e Policisë dhe Belinda Ballukun
Komunikimet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit nxjerrin në pah të tjera detaje, ku në bisedat mes tyre përmenden Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, dhe Belinda Balluku.Sipas materialit të SPAK, më 19 gusht 2026, Hyseni e informonte Agasin se Skënder Hitaj e kishte thirrur për një takim të hënën. Në të njëjtin mesazh, ajo shprehte shpresën që pas takimit të mund të qëndronte një porosi e Kryeministrit.“Skënderi më thirri me u taku të hënën… Të shpresoj që ka porosit KM…”, shkruante Hyseni, sipas komunikimit të cituar në dosje.Në vijim të bisedave, Hyseni i përcillte Agasit edhe informacione paraprake që lidheshin me emra të tjerë të mazhorancës. “Taulant Balla kryetar Kuvendi… Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”, thuhet në një tjetër mesazh.Sipas materialit të SPAK, me “Bela” dhe “Tao” nënkuptohen Belinda Balluku dhe Taulant Balla. Nga fragmenti i bërë publik, megjithatë, nuk sqarohet më tej se çfarë nënkuptonte konkretisht Hyseni me shprehjen “Bela me Taon shoku”.
Hetimi duhet të përcaktojë nëse palët kanë shkëmbyer të dhëna sekrete dhe jo erotizma
Çfarë marrëdhënieje mund të ketë një person i dyshuar si koordinator i krimit të organizuar me drejtuesen e shërbimit sekret? Pikërisht kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjet SPAK-u.Një marrëdhënie e tillë mund të përmbajë kontakte personale, udhëtime, aventura dhe elemente sentimentale. Asnjë prej tyre nuk përbën thelbin e çështjes.Thelbi qëndron te interesi, informacioni dhe shkëmbimi. Hetimi duhet të përcaktojë nëse palët kanë shkëmbyer të dhëna sekrete, favore institucionale, mbrojtje, ndikim ose shërbime të tjera.Marrëdhënia sentimentale nuk ka rëndësi penale, edhe pse mund të ushqejë kureshtjen e publikut.
Mesazhet për takimet e Ramës me përfaqësuesit ndërkombëtarë
Të tjera detaje dalin nga komunikimet mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit, ku në fokus është një takim urgjent me përfaqësues sauditë.Sipas materialit të SPAK, Hyseni i jepte Agasit informacione lidhur me itinerarin, natyrën e takimeve dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët do të takohej.“






















