Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar. Në lojë 466,000 euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ndodhet në qendër të dyshimeve për manipulim të garave publike, pasi Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka goditur vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) për tenderin me objekt “Mirëmbajtja e moduleve ekzistuese të KQZ-së”.

Përmes shkresës zyrtare të Drejtorisë Juridike të APP-së, kërkohet llogari sepse pretendimet e KQZ-së se operatori ekonomik “Instant.Al” Shpk ka dorëzuar “të dhëna të rreme” nuk përputhen me verifikimet reale faktike.Sipas shkresës, KQZ e pati skualifikuar kompaninë “Instant.Al” Shpk duke pretenduar se dokumentacioni (diplomat dhe certifikatat) e dorëzuara në emër të ekspertit Z.

Sigal

Granit Gjana mbanin të dhëna të rreme. Nëse KQZ nuk i sjell këto prova zyrtare, kërkesa e saj për penalizimin e kompanisë do të konsiderohet përfundimisht e paparaqitur.Vlera e tenderit: Fondi limit i kësaj procedure është 42,972,173 lekë pa TVSH (rreth 466,000 euro).