Spartak Ngjela: Ky bashkim i 15 bashkive do të sjellë progres, apo regres?

Me ligj, u shkrinë 15 bashki nga Kuvendi i Shqipërisë, sipas një skeme të bashkimit të tyre territorial.
Qeveria nuk na paraqiti asnjë studim: ky bashkim do të sjellë progres, apo regres?
Këtë bashkim e pranuan edhe banorët e bashkive që u bashkuan.
Po qeveria e Tiranës, a duhet t’i japë opinionit publik arsyet progresive të këtij bashkimi?
Deri tani asgjë.
Opinioni publik nuk di asgjë, kurse jeta është e përbashkët, kur flitet për historinë e një kombi apo të një shteti.
Nuk mund të themi a priori se nuk mund të jetë pozitiv në funksion të zhvillimit ky bashkim, por mungon studimi qe i duhej paraqitur opinionit publik në qytetet dhe fshatrat ku u bë bashkimi.
Po kryeministri Rama?
Pikërisht këtu mbetet dyshimi, sepse kryeministri Rama dyshohet nga opinioni se vijimisht ka kryer veprime të dyshimta për zhvillimin kombëtar.
Po bashkimi u krye me vullnet qytetar nëpërmjet një votimi, apo ishte urdhër i qeverisë Rama për t’u votuar si ligj në Kuvendin e Shqipërisë?!
Deri tani, asgjë nuk kemi parë në këtë drejtim.
Atëherë?
Duhet pritur të shihet se çfarë do të na sjellë kjo reformë. Por një gjë është e vertetë se:.
Reformat pa studim, si rregull, kanë dështuar.

Sigal