Ngelën pa shtëpi/ Banorët e Astirit protestë para Prokurorisë së Tiranës

440
Sigal

Banorët e Astirit janë duke protestuar para Prokurorisë së Tiranës.

Një javë më parë në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazinlotsjellës.

Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët janë shprehur pas prishjes së ndërtesave se tashmë janë në qiell të hapur dhe nuk i ndalin akuzat ndaj qeverisë Rama.

“Kemi ngelur në qiell të hapur, policia dhe qeveria Rama u sollën me ne si kriminel, ndërkohë ne protestonim për shtëpitë tona. Na dhunuan, prishën shtëpitë, tani jemi në mes të katër rrugëve, askush nuk po na ndihmon,”-deklaroi njëri prej banorëve.