Portieri zviceran Yann Sommer është në qendër të vëmendjes jo vetëm për karrierën e tij sportive, por edhe për jetën private. Pas shtatë vitesh martesë, ai raportohet se i ka dhënë fund marrëdhënies me bashkëshorten e tij.
Lajmi vjen në një moment kur emri i portierit lidhet edhe me zhvillimet sportive te Interi. Megjithatë, detajet e ndarjes dhe arsyet që çuan drejt këtij vendimi mbeten për t’u konfirmuar nga burime të besueshme.
Portieri zviceran konfirmoi këtë përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, vetëm një ditë pas fitores në San Siro me skuadrën ndaj Interit.
‘Pas 7 vitesh martesë, Alina dhe unë vendosëm që të ndaheshim në fillim të këtij viti-shkruante Sommer në postimin e tij-morëm këtë vendim pas një reflektimi të kujdesshëm dhe me konsensus. E ruajmë kohën e kaluar së bashku me respekt dhe mirënjohje. Vajzat tona gjithnjë do të vazhdojnë të na bëjnë bashkë. Lumturia dhe mirëqenia e tyre mbeten prioriteti ynë absolut. Për respekt te familjes sonë, kërkojmë me mirësjellje që të kuptoni se nuk do t’iu përgjigjemi pyetjeve të tjera për ndarjen tonë. E vlerësojmë mirëkuptimin turja dhe ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë në këtë moment’.





















