Soreca takohet me Bashën, i dorëzon raportin e KE-së: Thelbësor roli i opozitës

168
Sigal

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.

Gjatë këtij takimi, ai i ka dorëzuar kreut të opozitës edhe raportin e KE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca e konsideron thelbësor rolin e opozitës në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve në këtë raport.

“Sot isha i kënaqur të dorëzoja raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në Raport. Ne patëm një diskutim të plotë edhe për PD-në, axhenda parlamentare për muajt e ardhshëm. BE mbështetet rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipëri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.”– shkruan Soreca pas takimit me Bashën.