Kryemadhi: Partnerët europianë kundër Edi Ramës, jo kundër integrimit të Shqipërisë, Sindikata e Rilindjes në Bruksel keqinformon

227
Sigal

Lista e premtimeve dhe e dështimeve të Edi Ramës për hir të së vërtetës është aq e madhe, saqë nuk arrijmë dot ta numërojmë, pra ia kalon numrit të listës së votuesve. Nëse kemi 3 milion e gjysëm votues, mjafton të mbledhim të gjithë premtimet, të gjithë artikulimet politike të Edi Ramës i kalojnë listën e zgjedhësve të shqiptarëve. Ndaj them që janë dy këndvështrime të ndryshme. Opozita ka detyrën të punojë në terren, të punojë me qytetarët, të punojë me votues dhe ish-votues të PS, të zhgënjyer që zgjidhjen nuk e kanë duke u larguar nga Shqipëria, por duke votuar kundër Rilindjes dhe Edi Ramës, që kanë mundësi pafund sot që kanë struktura politike qoftë të majta apo të djathta që janë renditur dhe bashkuar në frontin opozitar Kundër Edi Ramës.
Sipas kësaj logjike i bie që të gjithë parlamentet europiane, duke filluar që nga Bundestagu gjerman, që nga ministri i Jashtëm holandez që flasin më egër seç flet ndonjëherë opozita apo presidenti kundër Edi Ramës dhe veprimtaritë kriminale të qeverisë shqiptare. Si të themi tani që edhe Bundestagu gjerman edhe ministri holandez po bëjnë rolin e opozitës në Shqipëri? Ato tregojnë disa të vërteta që janë prezente.

Z. Varhelyi kur ishte në takime me opozitën, grupi i sindikatës së Rilindjes që vazhdojnë të jenë në Komisionin Europian, duke filluar që nga Romana Vlahutin ia kishin thënë tjetër për tjetër dhe kur u diskutua nga opozita e u miratua edhe nga Sorecca, doli që ishte tjetër për tjetër nga ajo ç’ ka thonë.
Mos prisni që vendet e BE të lejojnë Shqipërinë që të shkojë në drejtim të kundërt të asaj që duan të gjithë shqiptarët. Sot 100% e shqiptarëve duan që të jenë pjesë e BE. Edi Rama nuk do të jetë pjesë e BE. Mos prisni, duke filluar që nga kancelarja Merkel, apo komisioneri për zgjerimin e Europës, apo edhe komisioneri për politikën e jashtme Borejli që është socialist, qoftë edhe nga kryeministri i Hungarisë apo presidenti i Hungarisë që të dalin e të thonë që ne jemi kundër Shqipërisë për BE. Të gjithë janë pro. Përkundrazi janë të gatshëm të paguajnë çdolloj fature për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE, sepse populli shqiptar do që të jetë pjesë e BE.