Gjithkush duhet ta kuptojë, dhe çdo shqiptar duhet ta dijë se: Gjiri i Vlorës dhe Ishulli i Sazanit janë territore thelbësore të Shqipërisë dhe të pavarësisë së saj.
Dhe Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë, duhet ta dije se, dhënia të huajve Gjirin e Vlorës dhe Ishullin e Sazanit, është tradhëti kombëtare.
Nëse Rama nuk tërhiqet botërisht nga projekti që thuhet se ai po ka për Gjirin e Vlorës dhe për Ishullin e Sazanit; dhe firmos ndonjë marrëveshje për dhënien e Gjirit të Vlorës dhe të Ishullit të Sazanit të huajve: kjo është tradhëti kombëtare.
Prandaj, nëse kjo ndodh, SPAK duhet të fillojë menjëherë procesin penal kundër Edi Rames.
Neni i parë i Kushtetutës së Shqipërisë, shprehet:
Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.
Kjo është Shqipëria.



















