Ore, si do t’ia bëjnë këto 90 ditë disa që ndofta kanë tridhjetë vite që ushqehen dhe pasurohen duke shpërdoruar me vjedhje, korrupsion, abuzim me fondet e ndihmës amerikane që z. Trump i ngriu për tre muaj?
Batërdia mo!
Po të kërkohet kam bindjen se do t’u gjenden vila, shtëpi të dyta, të treta, fabrika, pallate, media, shoqata pa asnjë rezultat, vetura gjigande, universitet privat, çfarë të duash!
Gjoja punojnë për demokracinë!
I kanë me meritë mo!
U pika neve në kokë thuaj!
Gjithmonë e kam thënë që disa nga këta që jetojnë me këto ndihma janë më të pasur në Shqipëri (relativisht) sa ata bamirësit atje në vendin që jep ndihmat!
Ua kam thënë në sy, me insistim, çfarë bëni moreeeeee!, deri sa më fluturuan, më qëruan, ik more ti se nuk i di ti këto punë!
Kanë marifet këto punë!
Palé edhe me mbështetjen dhe ndihmat e vendeve të tjerë!
Vuuuu Tixhe!
Apo do të durojnë thuaj, 90 ditë janë, do të hanë bar tre muaj?
Gërryejnë dhe reputacionin e të ndershmëve
Kërdia mo!
Të bëhet një audit, besoj, do të dilnin miniera floriri!


















