Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gdańsk të Polonisë ku merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës.Rama ndau pamje nga mbërritja në Konferencë, pritja nga Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk si dhe foto familjare me drejtuesit e institucioneve të Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare.Kryeministri Rama do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konferencës , ku më pas do të mbajë një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të saj.
Gjatë qëndrimit në Gdańsk, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me me homologë, si dhe me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos.Në kuadër të agjendës, Kryeministri do të takohet gjithashtu me drejtues të kompanive ndërkombëtare, përfshirë përfaqësues të sektorit të energjisë dhe investimeve, me fokus nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësive të reja të zhvillimit.
Takim me homologen ukrainase Svyrydenko
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Gdańsk, Poloni, me kryeministren e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko.Në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës. Në fokus të takimit është forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes për rindërtimin dhe të ardhmen europiane të Ukrainës.Kryeministri Rama mori pjesë sot në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila u zhvillua me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota.Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.Gjatë fjalës përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të konferencës, Rama theksoi se Ukraina duhet të sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën mbron lirinë e saj.
Rama: Nuk ka forcë që na ndal në misionin tonë drejt Shqipërisë 2030 në BE
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të gjatë dërguar nga një qytetar nga Vlora i cili jeton në Itali dhe që i bën thirrje të mos e çojë ndërmend dorëheqjen.Rama pohon se ky është një nga qindra mesazhe dhe që jo të gjithë ka mundur t’i lexoj, por falënderon secilin e secilën dhe u kërkon ndjesë për mospërgjigjen.Kreu i Ekzekutivit siguron të gjithë se “nuk ka forcë që na ndal, mua, ju, Partinë Socialiste e çdo qytetar pa parti që beson tek unë, në misionin tonë drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”.Kryeministri Rama thekson se “po ashtu nuk ka gjëkundi brenda meje asnjë iluzion për shumëçka kërkon ende korrigjim me punë këmbëngulëse”.




















