Një qytezë e vogël,
Me kodra rrethuar,
Nga mali i Tomorrit,
Merr bekim të shtuar.
Kakruka më lindi,
Ajo më mësoi,
Më dha frymëzim,
Që sot po krijoj.
Këtu janë rrënjët e mia
Këtu sot jetoj,
Mes njerëzve fisnik,
Ndihem porsi Zot.
Këtu ku kam qarë dhe kënduar,
Rrugët me hare dhe lot i lava,
Këtu ku u lumturova,
Dhe familje krijova.
E ndjehem krenare,
Si bija e këtij fshati,
Ku lapsi nuk ndalej
Si ujvar rrjedh vargu.
Rëkimi i Atdheut
Me mijëra shqiptarë,
“Folezën” e lanë.
Në mjergullim fluturuan,
Nëpër botë u shpërndanë.
Atje në tok të huaj,
Jetën e jetojnë,
Po shpirtin e kanë,
Këtu… ,
Në këtë vatanin tonë.




















