Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur në kryeministri ish-presidentin e Francës Fransua Hollande i cili po qëndron prej 2 ditësh në Shqipëri.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur në kryeministri ish-presidentin e Francës Fransua Hollande i cili po qëndron prej 2 ditësh në Shqipëri. Rama i ka akorduar Hollandes edhe Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike.
Kreu i qeverisë tha se ish-presidenti Frances ka promovuar Shqipërinë në Arenën Ndërkombëtare ndërsa ka inkurajuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike.
Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar”, shkruan Rama.






















