Artur Zheji: Ky parlament nuk ka moral të heqë Presidentin

263
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Supozojmë se Meta ka bërë tejkalime kushtetuese. E zëmë se Meta ka bërë tejkalime. Rama do që të eliminojë një kundërshtar politik, që të jetë i qetë në pashallëkun e tij. Është në nivelin e blofit, për të treguar se çfarë jemi të zotë të bëjmë ne, për të treguar forcën. Kam informacion, se konsiderohet e kryer. Po punohet për të kapur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Është i mbyllur plani për të shkarkuar Metën, sepse Ramës i duhet i lirë vendi i Presidencës. PS po shfrytëzon situatën dhe për të çuar afër realizimit planin e përcaktuar. Në këto zgjedhje pati gjak e probleme, janë bërë shumë gjëra që në një vend  do krijonin anormalitet kategorik. Meta nuk paska njohur shumë gjëra, por një nga to, nuk ka njohur deri në fund Edi Ramën. Moralisht Rama nuk ka të drejtë me këtë parlament  ta rrëzojë, ta shkarkojë, moralisht ky parlament duke qenë se nuk ka 140 deputetë, nuk ka të drejtë ekzistence, por derisa ndërkombëtarët nuk e shohin dhe Presidenti ka dhënë e marrë. Precedenti që ka krijuar ky parlament, PPP-ra që i ka kthyer në ligj, do vazhdojë të bëjë tjetrën. Kanë ndodhur luftëra në botë për mosnjohjen e kundërshtarit.