Fatos Lubonja: Rama do të kapë institucionin e fundit për të krijuar regjimin

198
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Meta, përpos gjuhës pak agresive, ka qenë mbrojtës nga kapja e shtetit. Anëtarët e Komisionit janë ushtarë. Rama thotë jam i mirë e këta të këqinjtë, por po i merr nga forca. Meta nuk është larg burgut, sepse Rama thotë këta kanë frikë nga drejtësia. Është Rama ai që ka vjedhur bashkë me kriminelët. Historia ka treguar se edhe përsëritet, nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë. Po të ndjekësh linjën që ata kanë shfaqur, që ka qenë ndarje e opinionit, që disa thonë se kjo është lojë dhe një pjesë që thonë se kjo është e vërtetë, shkarkimi i Metës nga ky komision. Dyshime kam, por besoj se duan ta shkarkojnë. Mendoj se është parathënia e asaj që ne presim, sesi Rama do të sillet. Rama do të kapë institucionin e fundit për të krijuar regjimin. Rama e kontrollon këtë parlament. Rama ka marrë mbështetje nga Amerika, me sulmin që SHBA ka bërë ndaj opozitës, përmes goditjes së Berishës. Rama ka paraqitur Berishën dhe Metën sikur janë pengesa për vendin, është momenti i pastrimit pra, të kësaj të keqeje. Unë mendoj se është duke u ndërtuar një regjim, që nuk dihet se ku po na çon. Ndërkombëtarët mbështesin një krah, sepse mund të kenë edhe interesat e veta, që mund të jenë edhe ekonomike. Ka një retorikë që Shqipëria po ecën, edhe ambasadorja amerikane tha se, Shqipëria po ndryshon.