Zgjedhjet në Serbi/ Lubonja: Vendi i dytë në Europë pas Shqipërisë ku opozita i bojkoton, Vuçiç ka kapur gjithçka, frymëzohet nga Putin

298
Sigal

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në një emision televiziv ka thënë se zgjedhjet në Serbi janë të dytat pas atyre në Shqipëri sa i përket Europës ku opozita nuk merr pjesë.

Sipas Lubonjës kjo ndodh sepse zgjedhjet janë të lexuara dhe thotë se Vuçiç në Serbi ka kapur çdo gjë si mediat, institucionet etj, pasi frymëzoeht nga Putini.

Prandaj dhe Lubonja është kundër qëndrimeve që Vuçiç ka sjellë stabilitet politik dhe ekonomik në Serbi.

‘’E para njëherë mendoj që këto elozhet për Vuçiçin si njeri që ka krijuar stabilitet dhe ekonomi mund të jenë të vërteta. Edhe fashizmi arriti arritje, Hitleri në ’33 mori drejtimin kurse në ’40 sulmoi gjithë Europën. Prandaj duhet të jemi më të kujdesshëm. Rasti i zgjedhjeve që ka marrë vëmendjen edhe të shqitparëve. Vendi i dytë pas Shqipërisë që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet janë të lexuara, të paralajmëruara. Kemi rastin e Putin nga ku frymëzohet dhe Vuçiç. Këtu bëhet fjalë për një kthim jo ne sukses, por në origjinë nga pikëpamja e demokracisë. Tani hapet fjala kush i dashka këto zgjedhje. Na del që i duan amerikanët se e kanë më kollaj për marrëveshje. Vuçiçi s’ka pengesa. ‘’- tha Lubonja.