Berisha tha sot 04.06.2026: “Për Elegjinë e Sazanit, ata janë një grup hipokritësh, të cilët le të derdhin lotë krokodili sa të duan se me Sazanin në mënyrë absolute jam marrë direkt.” Unë jam një nga ata, (Kam bërë dhe Elegjinë për Sazanin) që kam derdhur e derdh lotë për Sazanin, si shumë vlonjatë të tjerë, se e kam amanet nga im atë Kamber Zilja, nga Abdyl Frashëri (Abdyl shite pasurinë/Shkove në Berlin/Për vatanin Shqipërinë/ Të gjeje shpëtim), e kam amanet nga Babai i Kombit, Ismail Qemali ( Sazan e Karaburun’/ Janë vatanet e mia/ Do t’i marrë së s’është punë/ Është e jona Shqipëria) por ti nuk ke lot për të derdhur edhe sikur të dhurosh kullën e të parëve në Prifç, Viçidolin madje edhe Tropojën e bukur, mjafton të sigurosh pushtet e para. I servilosesh Kushnerit me mendjen se do i thote Ivankes, që t’i thote babi Trampit që xhaxhi Berisha na fali nje ishull e t’ia falim non gratën. Arsyetim njerëzish te rjedhur. Keni borxh bashkë me Edi Ramën t’i vini flakën Shqipërisë për herë të tretë e të katërt, që menderja juaj të rrijë në kolltuk e të notojë e flerë mbi para’. Fundi ka ardhur. Dhënia me qira, falja apo shitja e Sazanit përbën tradhëti kombëtare. Mos i shto zullumet, ruaj pasuritë që ke vënë e që nuk janë pak. Erdhe në Tiranë me dy palë brekë, dy palë kanotire, pardesynë e kthyer te robaqepësi,opinga me lekure lope, e laheshe me sapllak një herë në javë, sot je miliarder. Shko pleqëro atje në bjeshkë, shoqërohu e ruaj arinjtë që shtohen nga viti në vit! Boll u re më qafë shqiptarëve dhe Shqipërisë! Dy strofat e fundit të Elegjisë:
Ju që shisni Shqipërinë,
Varfëruat shqiptarinë,
Një mallkim paçi përherë,
Nga ky popull kaq i mjerë.
*
U çmendshi e dalçi nga mentë!
Rëntë mali e ju zëntë!
Daltë deti e ju mbuloftë!
Fara juaj për jetë u shoftë!
Vijon. Pse dhënia e Sazanit përbën tradhëti Kombëtare!





















