Irena Beqiraj: ‘Modeli Kayo’ edhe rrjeti i kompanive të krijuara nën të, nuk është gjë tjetër veçse një variant më i përsosur i vjedhjes

Audio përgjimi që dëgjuam dje, tregoi se korrupsioni i zakonshëm administrativ që thyen rregullat është tejkaluar, në shtetin aktual shqiptar, rregullat i rishkruan Roni.

Audio përgjimi tregoi se ne operojmë në ‘Shtetin e Ronit’ ku menaxhimi i pronës publike riorganizohet në mënyrë të tillë që shfrytëzimi i saj të kanalizohet vetëm në duar e Ronit edhe sojit të tij , duke anashkaluar rregullat e transparencës edhe llogaridhënies.

Sigal

Audio përgjimi i djeshëm ishte prova më e pastër sesi ligji përdoret si instrument nxitës i njëanshëm për transferimin e parave pa procedura garuese, pa transparencë, e pa llogaridhënie, nga buxheti tek Roni, i cili haptazi thotë se është i panginjur edhe dëshiron të bëj më shumë para .

Në ‘shtetin e Ronin’ i cili ka filluar të ngrihet që më 2018 shtrembërimi i procedurave të prokurimit kryhet lehtësisht me anë të ndërmarrjeve shtetërore (NSH) të cilat përdoren si instrument për legjitimimin e korrupsionit. ‘Modeli Kayo’ edhe rrjeti i kompanive të krijuara nën të, nuk është gjë tjetër veçse një variant më i përsosur i vjedhjes që filloi po me Ronin në 2018 me krijimin e AIR Albanias, sot të falimentuar