Ish-ambasadori Agim Nesho, ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjësin kryesor për atë që ai e përshkroi si “shtet të kapur” dhe lidhje mes politikës dhe krimit të organizuar.Duke komentuar çështjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, Nesho kërkoi që hetimi të mos ndalet vetëm te individët, por të shtrihet te përgjegjësitë politike dhe institucionale.
Nesho bëri gjithashtu thirrje për një reagim më të fortë të opozitës dhe shoqërisë civile, duke propozuar edhe organizimin e një demonstrate kombëtare kundër qeverisë. Ai deklaroi se opozita duhet të bashkohet dhe të ndërmarrë një “goditje frontale” politike ndaj Ramës, ndërsa pretendoi se zhvillimet e fundit përbëjnë, sipas tij, një sinjal të fortë nga partnerët ndërkombëtarë.
Nesho: Po. Unë jam plotësisht dakord, një analizë e plotë që bëri avokati. Dua të them, nga ana ligjore siç e thatë edhe ju profesionale, por janë dy momente. E para shteti në Shqipëri është i kapur. Pra, pretendimet që të mblidhej Këshilli i Sigurisë se do të bënte diçka, këtu janë të tërë pupacët e Ramës të cilët janë në Këshillin e Sigurimit. Pra këtu ka një, një njeri, një person i cili për mendimin tim, e ka marrë në një moment kritik Vlorën, nga Kosova. Nuk e di është dhënë dhe çfarë është dosja e saj, çfarë përbën garanci për Ramën për ta përdorur, dhe e ka sjellë këtu kastile për të bërë atë kontrollin për koordinatorin që ka patur me krimin e organizuar. Pra, ky është qëllimi. Kjo është një vegël e cila është marrë në Shqipëri pikërisht vetëm për këtë gjë. Unë jam plotësisht dakord me zotin Peka, që njeriu kryesor, arkitekti i këtij shteti të kapur, të korruptuar, të qelbur, që gjithmonë po e, e ka shkatërruar Shqipërinë, është Edi Rama dhe vetëm ai. Pra, nuk ka as histori rozë, se po të ishte edhe kjo minimalisht profesionale do shikonte që Gysi Gasi studion e tij e kishte kthyer në një kuplara, ku të gjithë njerëzit vinin për interesat e tyre duke u shpërfytyruar dhe treguar se çfarë karakteri kishin, domethënë në marrëdhëniet shtetërore me njëri-tjetrin. Pra, nuk janë marrëdhënie sentimentale, nuk janë marrëdhënie, por janë marrëdhënie interesi dhe marrëdhënie besimi që Rama i ka dhënë kësaj personi, e ka marrë për këtë gjë. Domethënë, është një njeri që ka një detyrë për të kontrolluar dhe mbuluar koordinatorin e krimit të organizuar. Kjo është detyra e parë dhe për këtë ajo, domethënë, me të drejtë SPAK-u e ka goditur për ta kapur. Por, unë jam plotësisht me juve që SPAK-u nuk duhet të ndalojë këtu. Nuk duhet të ndalojë këtu sepse për mendimin tim shteti shqiptar ka rënë plotësisht. Domethënë, këtu jo vetëm ka rënë shteti, po këtu është provuar dhe diçka tjetër. Këtu është provuar lidhja e politikës hapur me krimin e organizuar dhe që krimi i organizuar drejton Shqipërinë.






















