Pas skandalit të SHISH, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nxiti SPAK të hetojë dhe arrestojë kreun e qeverisë Edi Rama.
“Përgjegjësia penale për kapjen totale të shtetit nga mafia nuk mund të ndalet te një drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, te një drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit apo apo te një tjetër hallkë e këtij mekanizmi mafioz që ka kapur për fyti të gjitha institucionet” deklaroi Blushi në një deklaratë për median.
Nga selia e PL-së, Blushi tha se arrestimi i drejtoreshës së SHISH nuk mjafton dhe ‘një hetim serioz nuk mund të ndalet aty ku fillon përgjegjësia e Edi Ramës” .



















