Gjykata e Strasburgut ka konstatuar shkelje flagrante të nenit 8 të Konventës për shkarkimet në vetting dhe ka kërkuar rishikim të procedurave dhe rikthim në sistem të magjistratëve Osmani, Kadana dhe Elezi. Drejtësia e re kthehet në puç ndaj qytetarëve, vettingu selektiv i la hapur derën “vetëgjyqësisë”. Tani është radha e Gjykatës Kushtetuese të vendosë drejtësi, të rikthejë dinjitetin e tyre dhe të garantojë zbatimin e standardeve evropiane. Kalon gruaja, pwrjashtohet burri, ata që i anatemuan dhe i linçuan publikisht, kanë minimumin detyrë morale të kërkojnë falje ndaj tyre dhe familjeve të tyre.
Strasburgu rrëzon 3 herë vettingun në Shqipëri për tre magjistratë
Gjykata e Strasburgut ka konstatuar shkelje flagrante të nenit 8 të Konventës për shkarkimet në vetting dhe ka kërkuar rishikim të procedurave dhe rikthim në sistem të magjistratëve Osmani, Kadana dhe Elezi.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dhënë 3 vendime në çështjet e ish-prokurorit Gentian Osmani, ish-gjyqtarit Izet Kadana dhe ish-prokurorit Ferdinand Elezi, ku i jep të drejtë këtyre të fundit lidhur me shkarkimet e tyre nga procesi i vetingut.
Avokati Eduard Halimi i cilësoi si 3 vendime historike sot nga Strasburgu për magjistratët shqiptarë: Sot, 23 qershor 2026, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Seksioni i Tretë) ka dhënë vendime në rastet:
– Osmani v. Albania (nr. 7780/20),
– Kadana v. Albania (nr. 50295/20)
– Elezi v. Albania (nr. 17141/21).
Strasburgu konstaton shkelje flagrante të nenit 8 dhe 6 të Konventës për shkarkimet në vetting, pasi ato nuk ishin proporcionale. Gjykata (GJEDNJ) kërkon rishikim të procedurave dhe rikthim në sistem.Urimet më të sinqerta për tre magjistratët të cilëve iu ndërpre padrejtësisht një karierë e ngritur me mund, përkushtim dhe sakrifica të mëdha. Tani është radha e Gjykatës Kushtetuese të vendosë drejtësi, të rikthejë dinjitetin e tyre dhe të garantojë zbatimin e standardeve evropiane. Ata që i anatemuan dhe i linçuan publikisht, kanë minimumin detyrë morale të kërkojnë falje ndaj tyre dhe familjeve të tyre.
Drejtësia e re kthehet në puç ndaj qytetarëve,vettingu selektiv i la hapur derën “vetëgjyqësisë”
Nuk ka poshtërim më të madh për një popull sesa kur i varfëri e di që për të ligji vepron shpejt, ndërsa për të fortin ligji mendon gjatë, stepet, zvarritet, vonohet, negocion me heshtjen dhe shpesh mbaron i mpirë përballë pushtetit. Në mungesë edhe të gjetjes së drejtësisë te organet e rendit apo te sistemi i drejtësisë, qytetarët po “i zgjidhim vetë” problemet me “kanun apo vetëgjyqësi”. Procedimet për këtë vepër penale janë rritur me 34,35 % vetëm gjatë 2025. Shqipëria ka ngritur institucione, ka bërë reforma në letra, ka prodhuar shumë fjalime propagandistike për drejtësinë, por në fund problemi është vetë shteti me mënyrën si funksionon.





















