“Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv
Zhvatje deri në qindarkën e fundit, Gentian Likaj merr pa garë 810 mijë euro
Fondi limit i vënë në dispozicion nga paratë e taksapaguesve ishte 69,473,333.00 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 mijë euro me TVSH.Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania COMMUNICATION PROGRESS, në pronësi të Gentian Likajt, duke ofruar vlerën 63,990,000.00 lekë të reja pa TVSH apo rreth 810 mijë euro me TVSH. Zhvatje deri në qindarkën e fundit

Sistemet e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike në Shqipëri po kthehen në “gostinë” më të rëndomtë për rrjetet e klientelizmit dhe kompanitë nën shënjestrën e SPAK. Një tjetër tender i dyshimtë, që mban erë të pastër korrupsioni dhe paracaktimi, është mbyllur së fundmi nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group sh.a), institucion nën varësinë e ministrit Enea Karakaçi. Objekti i këtij prokurimi me numër reference REF-81672-04-10-2026 është “Mirëmbajtje dhe vlerësimi i cënueshmerisë (vulnerabiliteteve), si dhe i ekspozimit kundrejt risqeve kibernetike për të dhënat e sistemeve IT”. Fondi limit i vënë në dispozicion nga paratë e taksapaguesve ishte 69,473,333.00 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 mijë euro me TVSH.Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania COMMUNICATION PROGRESS, në pronësi të Gentian Likajt, duke ofruar vlerën 63,990,000.00 lekë të reja pa TVSH apo rreth 810 mijë euro me TVSH. Zhvatje deri në qindarkën e fundit: Fiton 92.1% të fondit limitNjë llogaritje e thjeshtë matematizore zbulon atë që në gjuhën e audituesve njihet si “Flamur i Kuq” i korrupsionit, analizon Prapaskena. Kompania fituese ka arritur të rrëmbejë plot 92.1% të fondit limit, një tregues i qartë që në këtë procedurë nuk ka pasur asnjë lloj gare apo konkurrence reale për të kursyer paratë e buxhetit të shtetit, por thjesht një ndarje të paracaktuar parash. Teatri i “garës”: Dy kompani hyjnë pa vlerë, mes tyre “Soft & Solution” e Ermal Beqirit. Nëse sheh dokumentet e këtij tenderi, skema e farsës bëhet edhe më trashanike. Në procedurën e hapur mbi kufirin e lartë monetar, kanë marrë pjesë formalisht 4 firma. Megjithatë, dy prej tyre kanë hyrë në garë thjesht për numër, sa për të plotësuar numrin minimal të pjesëmarrësve, duke mos afruar asnjë vlerë ekonomike. Ajo që të bën përshtypje është se njëra nga këto firma që ka hyrë pa ofertë është pikërisht SOFT & SOLUTION, e zotëruar nga biznesmeni i njohur i IT-së, Ermal Beqiri. Kjo lëvizje tregon një koordinim të pastër mes kompanive për të lënë rrugën e lirë drejt fitores.



















