Sekuestrohet drogë në makinën që transportonte kryebashkiaken e Roskovecit, procedohet nipi i Majlinda Bufit (EMRI)

441
Sigal

Arbër Bufi, 35-vjeçari, nip i kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është proceduar penalisht.

majlinda dhe arber bufi

Mediat raportojnë se në makinën e tij është gjetur një sasi e konsiderueshme droge e llojit kanabis sativa.

Bufi është edhe shofer i bashkisë së Roskovecit, ndërsa droga është gjetur në një nga makinat që përdorej për transportin e kryetares, Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë prononcim nga policia e Fierit dhe nga vetë kryebashkiakja Bufi.