ETHEM RUKA: SHUME SHPEJTE DO TE ARRIHET NE SHERIMIN E DIABETIT TIP 1

597
Sigal

 

Diabeti tip 1 eshte nje semendje autoimune, semendje gjate se ciles sistemi imunitar vetiak sulmon dhe shkaterron gabimisht qelizat beta te pankreasit qe prodhojne insulinen.

Ne keto kushte pacienti eshte i detyruar te marre gjate gjithe jetes insuline per te rregulluar sasine e sheqerit ne gjak. Ky lloj diabeti shfaqet qysh ne femijeri dhe adoleshence.

Deri me sot, te gjitha perpjekjet per gjetjen e rrugeve alternative, per sherimin perfundintar te ketij lloj diabeti,pervec marrjes se insulines, kane deshtuar. Provat per transplantin e qelizave qe prodhojne insuline nga njerezit e shendosh te ata diabetike kane qene te pasukseshme sepse duhen perdorur imunisupresant (lende qe bllokojne sistemin imunitar). Ne kushte normale sistemi imunitar i diabetikut i shkaterron qelizat e bujtura.

Nje ekip kerkuesish te Institutit Salk ne San Diego te Kalifornise ka ndermarre nje studim inovativ per ti dhene zgjidhje sherimit te diabetit tip 1.

Keta kerkues kane perdorur teknologjine e qelizave burimore duke i shnderruar ato ne qeliza te ngjashme me qelizat beta te pankreasit qe prodhojne insuline.

Ata kane nderhyre ne nivelet molekulare te ketyre qelizave duke i bere ato te pergjigjen me prodhim insuline kur sheqeri ne mjedisin e tyre te jashtem rritet.

Jo vetem kaq por kerkuesit kane arritur ti bejne keto qeliza te pa atakueshme nga sistemi imunitar.

Deri tani studimet jane kryer ne kafshe eksperimentale diabetike. Qelizat e prodhuara jane futur ne pankreasin e minjve diabetike dhe kane kaluar me sukses te dy provat: prodhojne insuline kur sheqeri ne gjak rritet dhe nuk sulmohen nga sistemi imunitar vetiak.

Keto rezultate premtuese i kane hapur rrugen thellimit te studimit per aplikim te njerezit. Megjithate, duhet ende shume pune kerkimore per te arritur deti te njeriu, por jemi shume afer sherimit te nje semundje nga e cila vuajne miliona njerez ne bote.

Rezultatet e ketij studimi u publikuan para pak ditesh ne revisten shkencore me prestigjioze ne bote Nature.

Fotua tregon qelizat burimore qe prodhojne insuline dhe i rezistojne sistemit imunitar.