/ Agron Mustafa: PS pothuajse nuk merret fare me jetimët, veteranët, të verbërit dhe pensionistët por vetëm kur vijnë zgjedhjet

-PS pothuajse nuk merret fare me masën 800 mijëshe të jetimëve, veteranëve,  të verbrit dhe pensionistët, por vetëm kur vijnë zgjedhjet

-Pse PS po humbet fizionominë e saj si parti politikeme profil të qartë social dhe mbështetëse e shtresave në nevojë.

NOA

Në mbledhjet e kryesisë së PS-së, sipas shumë zërave të brendshëm, sugjerimet e figurave me përvojë shpesh injorohen.

Shumë socialistë të thjeshtë, militantë të viteve të vështira, ndihen të tradhtuar.

– Ministrat e paaftë apo të dyshuar për korrupsion mbijetojnë jo falë rezultateve, por falë besnikërisë.

-Ata shohin se vende pune dhe poste drejtuese po u jepen njerëzve që deri dje ishin kundërshtarë politikë, ndërsa vetë mbeten të papërfillur

Sa herë SPAK prek ministra apo figura të afërta me pushtetin, Rama dhe rrethi i tij reagojnë duke mobilizuar strukturat e PS-së në mbrojtje politike

Ndërkohë që socialistët tradicionalë lihen në hije, drejtuesit afrojnë figura nga Partia Demokratike apo nga shoqëria civile

Agron Mustafa

Edhe vetë brenda në Partinë Socialiste po konsolidohet gjithnjë e më shumë bindja se partia nuk drejtohet më si një forcë politike me frymë kolegjiale, por një strukturë vertikale ku çdo vendim kalon vetëm nga një njeri. Nga përzgjedhja e deputetëve, ministrave, zv.ministrave e deri te drejtorët kyç të administratës, gjithçka filtrohet nga vullneti personal i disa individëve. Brenda PS-së nuk ekziston më debati politik, por vetëm bindja ndaj liderit dhe atyre që veprojnë sipas ideve të liderit. Shumë figura me kontribute të rëndësishme në të majtën shqiptare, intelektualë, profesorë, socialistë historikë dhe njerëz me profil publik, sot ndodhen jashtë çdo vendimmarrjeje. Arsyeja është e thjeshtë: Disa nga drejtuesit nuk pranojnë pranë vetes njerëz me peshë politike apo intelektuale, sepse i konsiderojnë rivalë potencialë. Në mbledhjet e kryesisë së PS-së, sipas shumë zërave të brendshëm, sugjerimet e figurave me përvojë shpesh injorohen. Partia është shndërruar në një mekanizëm ku dëgjohet vetëm zëri i kryetarit. Paradoksi bëhet edhe më i fortë kur sheh se ndërkohë që socialistët tradicionalë lihen në hije, Rama afron figura nga Partia Demokratike apo nga shoqëria civile. Rasti i ish-deputetit demokrat Dashnor Sula, i zgjedhur kryeinspektor në qeverinë “Rama 4”, është vetëm një shembull. Vetë kryeministri, gjatë një takimi në Prrenjas, deklaroi me ironi ndaj opozitës se “demokratët po e gjejnë rrugën me mazhorancën” dhe se “nuk janë pak”. Edhe më simbolik është rasti i SaraBodos, dikur drejtuese e FRPD-së në Vlorë dhe mbështetëse e LulzimBashës, e cila sot drejton Agjencinë Kombëtare të Rinisë. Emërimi i saj në tetor 2025 u paraqit si “fillimi i një kapitulli të ri”. Mesazhi politik është i qartë: për drejtuesit  e PS nuk ka rëndësi identiteti ideologjik apo kontributi në PS, por besnikëria personale ndaj tyre. Ndërkohë, shumë socialistë të thjeshtë, militantë të viteve të vështira, ndihen të tradhtuar. Ata shohin se vende pune dhe poste drejtuese po u jepen njerëzve që deri dje ishin kundërshtarë politikë, ndërsa vetë mbeten të papërfillur. Kjo ka krijuar një pakënaqësi të heshtur, por të thellë, brenda bazës socialiste.

Rrethi i ngushtë i PS shpeshherë e ka lënë mënjanë OVP-në dhe LANÇ-in, duke mos respektuar kontributin dhe rolin e tyre. Por kur afrohen zgjedhjet, duke e ditur forcën dhe idealizmin e OVP-së, ai dërgon sekretarë apo deputetë për të kërkuar vota.  Rama është larguar nga fryma tradicionale e PS-së si një parti me profil të qartë social dhe mbështetëse e shtresave në nevojë.

Fryma autoritariste

Fryma autoritariste e disa drejtuesve duket edhe në raportin me drejtësinë. Sa herë SPAK prek ministra apo figura të afërta me pushtetin, Rama dhe rrethi i tij reagojnë duke mobilizuar strukturat e PS-së në mbrojtje politike. Në vend që të mbështesë pavarësinë e institucioneve, ata shpesh krijojnënarrativën se drejtësia po “tejkalon kompetencat” ose po përdoret politikisht. Kjo tregon se për Ramën institucionet janë të vlefshme vetëm kur i shërbejnë pushtetit të tij.Në kohë fushatash dhe krizash, strukturat e PS-së përdoren maksimalisht për mobilizim dhe propagandë. Por sapo kalon stuhia politike, baza lihet në harresë. Ky raport utilitar me partinë ka krijuar një ndarje të madhe mes elitës së ngushtë që rrethon kryeministrin dhe socialistëve të zakonshëm.Problemi më i madh i një sistemi të tillë është se mungesa e mendimit kritik prodhon verbëri qeverisëse. Kur askush nuk guxon të kundërshtojë liderët, gabimet nuk korrigjohen. Ministrat e paaftë apo të dyshuar për korrupsion mbijetojnë jo falë rezultateve, por falë besnikërisë. Kjo është arsyeja pse shumë skandale në qeverisje trajtohen më shumë si probleme komunikimi sesa si probleme reale të administrimit.Në thelb, modeli i miqve të Ramës i ngjan gjithnjë e më shumë filozofisë së Luigjit XIV: “Shteti jam unë”. Vendimmarrja është përqendruar në tre-katër duar dhe partia po humbet identitetin e saj kolektiv. Një lider i fortë mund të fitojë zgjedhje, por kur pushteti bëhet absolut dhe mendimi ndryshe përjashtohet, rreziku është që partia të kthehet në një oborr personal dhe jo në një organizatë demokratike.

Historia politike

Historia politike ka treguar se çdo sistem i ndërtuar mbi bindjen absolute funksionon përkohësisht, por gradualisht humbet kontaktin me realitetin. Dhe kur një lider nuk dëgjon më as kritikët e vet, fillon të mos dëgjojë as shoqërinë. Rrethi i ngushtë i PS shpeshherë e ka lënë mënjanë OVP-në dhe LANÇ-in, duke mos respektuar kontributin dhe rolin e tyre. Por kur afrohen zgjedhjet, duke e ditur forcën dhe idealizmin e OVP-së, ai dërgon sekretarë apo deputetë për të kërkuar vota.Rama është larguar nga fryma tradicionale e PS-së si një parti me profil të qartë social dhe mbështetëse e shtresave në nevojë. Ai pothuajse nuk merret fare me jetimët, të verbrit dhe pensionistët. Kryesisht me pensionistët bën vetëm shou elektoral, duke u afruar dhe duke dhënë ndonjë “lëmoshë” para zgjedhjeve.Në Shqipëri ka rreth 700 mijë pensionistë, një forcë e madhe votash. Ai e kupton këtë dhe ngushëllohet me idenë se po bën “punë të mëdha”. Por çfarë janë këto punë të mëdha për një popull me vetëm 2.5 milionë banorë?

Po të drejtonte një shtet si India apo Kina, me mbi 1.5 miliardë banorë, çfarë do të bënte Rama? Janë shtete që luftojnë çdo ditë korrupsionin dhe përballen me sfida shumë më të mëdha.