I dua ato çastet si vera që glon në venat e mia
I dua sytë e tu kur shikimi gjëmon
Po prekjet sa i dua vallë?
Aq sa mankthet janë bërë yje polare!
A ka çast që mendimi mos të kërkojë?
Unë e dashura jote e ëmbël si musht i verës
Të kërkoj në ç’do qelizë netëve të pagjumta
E pamundur mos të gjej gjoksin ku të flej!
Pengmarës i shpirtit tim do qëndrosh në shekuj
E di pse ? Sepse unë dashuroj burgun tënd
Së bashku unë erësirën me ty e shoh dritë
Dhe ëndrrat të lëna gjysëm rrjedhin natyrshëm
Në belbezimet e buzëve të puthura nga ty!
Ohhh ç’farë paskam jetuar o zoti im
Dy sy
Dy buze
Dy zemra bashkuar në një
Të fshehura mes frikës mos i vrasë kush!!!
“Lamtumira e fundit”
Papritur një frymë melankolike më kap,
teksa mendoj si do te jetë dielli pas këtij shiu…
E nëse do të ketë ylber
ngjyrat do i pikturoj në shpirtin tim.
Mbi qerpikë dy pika ranë
dhe më rikthyen kujtimet e shiut të verës
kur ti më dhe lamtumirën e fundit
shiun dhe lotët e mi të pafajshëm…!!!



















