Ti më mungon!
Aq sa malli m’i kapërcen sytë,
në një flutur të bardhë shndërrohet
Një ditë vere…
Krahët shkrin me rrezet e diellit.
Bardhësi bëhet, mes mijëra luledelesh…
Në sy më mbetet, i patretur,
vallëzimi i saj me dritën.
Drithëron qenia ime…
“Kur do të vish?” – pyesin fijet e barit,
lëndinë e trazuar nga malli…



















