Suplementi Pena Shqiptare/ Feti Zeneli: 22 Marsi i babait

Ja erdhi 22 marsi përsëri
Me dritën dhe errësirën si binjak,
Por sot nga “Dita e re”1 )pres tjetër magji,
Ekuinoksin e mallit tim të pa cak.

Ndez e shuaj kujtime akoma pagdhirë,
Diellin e dëshira vepres që të lindë,
Dëgjoj: “malli ka vesin e natës, o bir!
E kërkon si ëndërr, të shfaqet si xhind”.

Sigal

Zgjas duart e mungesës lart e më lart,
Aq sa Kashtën e Kumtrit prej flokësh e zë,
E zbres në tokë atë dritë të artë,
Të shikoj dhe të ndjej të shenjtin zë.

Ku ke shkuar kështu, I dashur baba.
Në ç’stinë të akullt paske rënë?
Pse 22 mars për ty më nuk ka
Kur dhe hare në mes nesh e ke lënë?…

“Për Muhamed Ali!” – betohen bektashinjtë,
Luten për mbarësi, për paqe mbi dhe.
Nēpër fusha mugëllon pah I florinjtë,
Kujtime që rilindin shkruan“Dita e re”.

Sot ringjallet jeta, natyrë e begatë,
Lind zoti vetë, shenjti Muhamed Ali.
Sikur të ngjallesh pak edhe ti,o im atë2),
Të të uroj ditëlindjen e shko përsëri!..