Suplement Pena Shqiptare/ Arben Duka: Dashuria

443
Sigal

S’jam prag pleqërie,
s’jam as dhe i ri,
po nuk mund të bie,
më në dashuri!

Kjo gjë s’më ka prekur,
tash s’më prek asgjë,
se një që është djegur,
s’mund të ndizet më!

Dy vargje pelini,
i gdhendi në zjarr,
Sergej Esenini,
një shekull më parë!

Kur margaritarët,
thjesht po i kundronte,
preu gjithë damarët,
se dot s’dashuronte!

Ylli dot s’i qeshi,
dy herë në jetë,
ama-një që deshi,
e gdhendi vërtetë!

Kush e ka sfiduar,
dashurinë e parë,
s’është i dashuruar,
por thjesht, një kurvar!

U bë dashuria,
veç një herë për jetën,
në fakt, njerëzia
e di të vërtetën!

Nuk ka pas të parës,
dhe për njëmijë vjet,
dashuri të dytë,
aq më shumë të tretë!

Mund të ketë për lumë,
veç tek një njeri,
dhe martesa shumë,
por jo dashuri!

Gjithë njerëzia,
një herë e provojmë,
sepse dashuria,
vjen kur s’e kuptojmë!