Suplementi Pena Shqiptare/ Bledar Koçi: Roja i qershive

Një rojë që ruante qershitë,
parcelës së fshatit dikur,
ngaherë e ngrinte një pritë
te rruga me dushqe dhe gurë.

Kur stinë e jona bleronte,
kërcinjtë bënim veri,
me synë e diellit që joshte
Përposhtë parcelës-qershi.

NOA

Një shteg hiqte përpara,
fshehur thërriste atje,
dhe dielli me rrezet e bardha
gajasej e qeshej me ne.

Çunak, si shokët e mi,
sa stinë shkuam qyshkur..
Veç gjurmë e rojes nxitim,
ka mbetur te shtegu me gurë.

Përreth, mbuluar me myshqe,
trungjesh prapë dielli çel dritë.
Kam mall për rrugën me dushqe,
dhe rojen që ruante qershitë.