Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Gjoni. Alushani: Pranvera

Dola në ballkon, siç dal ngahera.
Flokët ngadalë, m’i shpërndante era.
Dola shoqe të festoj me ju,
nën qiellin e pastër në qiellin blu.

Vesa ka spërkatur gjithë lulet me radhë,
nga një degë mimoze u vura në ballë.
I bashkuam lulet, të gjitha në duar,
erdhi pranvera, një pranverë e mbarë.

NOA

Stinën e pranverës, unë e kam në zemër,
si zogjtë këndojnë, nga të gjitha këngët.
Thëllëza e malit, nga ana tjetër,
këndojnë bashkë avazet të ri e të vjetër.


Gjysma ime

Anës lumit te Verori,
Te sorkadhja e kaprodhi,
Doli moj sy zeza doli,
Hapat let e let i hodhi.

Piu ujë te burimi,
Mos ngani mos e trëmbni .
Tja shpre moj dashurinë,
Lule bukur trëndelinë.

Bëra shenjë hodha fialë,
Capkënja nuk ma varë,.
Ujë burimi mi hodhi,
Zëmrën time ma mori.

Fustani flet fletë,
Mbi supe një gërshetë,
Medetë o shokë medetet,
Halli madh më ka gjetë.

Dale moj capkëne dale,
Lozonjare naze madhe,
Të dua o dashuri,
Gjysma ime je vec ti.