Fjalë, Im Zot, fjalë!
Po mendimi ku është?!
Ka rënë në një përrallë,
i mbiu në sy gjëmb e tallë
dhe rend nëpër shtigje i marrë…
Fjalë, Im Zot, vetëm fjalë!
Fjalë, Im Zot, fjalë!
Po ndjenjat ç’u bënë, ku janë?
Zemra i dogji me zjarrë
që hodhi mbi pyll e mbi bar
dhe mbeti si eshkë e tharë…
Fjalë, Im Zot, vetëm fjalë!
Flladi…flladi…
Nuk di ku eshte zhdukur
ai arrakat
i cmendur
kesi vape te marre?!
Asnje gjethe s’leviz,
asnje re,
asnje fije bari!
Etje dhe zheg
ulur mbi shkemb
po qan dhe Ujtmani!
Te djeg guri,
digjen shkurret dhe pyjet,
u dogj gruri!
Une rendja ne pllaja,
ne kreshta,
ne hone e ne maja:
Askund e asgje!
Ku kish rene i marri?!
Ndoshta ne kacek magjistari,
noshta ne gjume te vrari?!
Befas e pashe:
Shkrepetime
flakera rrufeje
cep me cep te nje reje!
Liqeri ish bere dallge e shkume,
rrihte breg, rrihte shkemb
ngrihej vrik
binte vrik
dhe kurkund s’mbetej gjurme…
“Neper luftrat tuaja te ndyra
humba qiellin,
humba endrrat!” – me tha.
Dhe u zgjova me djerse
hahaha…
Kisha qene ne gjume!
haha…






















