Vihet re se përqendrimi më i madh i zonave të braktisura është në veri dhe verilindje të vendit, në bashki si Tropojë, Kukës, Dibër, Mat, Mirditë, Fushë-Arrëz, Pukë dhe Malësi e Madhe. Në këto zona, njollat e kuqe që tregojnë braktisjen janë më të dendura dhe më të shpërndara në hapësira të gjera, çka sugjeron tërheqjen e popullsisë nga fshatrat dhe vendbanimet periferike.
Fenomeni është i dukshëm edhe në brezin qendror-lindor të vendit, duke përfshirë zona të Librazhdit, Elbasanit, Gramshit, Përrenjasit dhe Skraparit, si dhe në disa pjesë të Beratit e të Korçës.
Një hartë e publikuar mbi zonat e braktisura nga 2011 në 2023, në kuadër të propozimeve të reformës se territoriale bazuar në të dhënat e INSTAT, tregon se fenomeni i braktisjes është i përhapur pothuajse në të gjithë vendin, por ai shfaqet më i theksuar në zonat malore, të thella dhe me dendësi të ulët popullsie.
Sipas hartës si me poshtë sipërfaqja e klasifikuar si e braktisur arrin në rreth 13% të territorit, ose afërsisht 1,519 kilometra katrorë.
Vihet re se përqendrimi më i madh i zonave të braktisura është në veri dhe verilindje të vendit, në bashki si Tropojë, Kukës, Dibër, Mat, Mirditë, Fushë-Arrëz, Pukë dhe Malësi e Madhe.Në këto zona, njollat e kuqe që tregojnë braktisjen janë më të dendura dhe më të shpërndara në hapësira të gjera, çka sugjeron tërheqjen e popullsisë nga fshatrat dhe vendbanimet periferike.
Fenomeni është i dukshëm edhe në brezin qendror-lindor të vendit, duke përfshirë zona të Librazhdit, Elbasanit, Gramshit, Përrenjasit dhe Skraparit, si dhe në disa pjesë të Beratit e të Korçës. Edhe në jug, harta tregon prani të konsiderueshme të zonave të braktisura në bashki si Përmeti, Tepelena, Kolonja,





















