Një skemë mashtrimi përmes një call center-i të dyshuar se synonte shtetas të huaj është zbardhur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona.
Kështu, tre persona K.S., F.K. dhe E.A. do të përballen me drejtësinë, pasi akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Moskallëzim krimi”, sipas parashikimeve të Kodit Penal.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, aktiviteti i dyshuar i paligjshëm zhvillohej në një ambient në zonën e Selitës, në Tiranë, ku ishin ngritur poste pune të përshtatura si zyra dhe ku punonin disa persona.






















