Qumështi i pakontrolluar mbush marketet, ekspertët: AKU ta tërheqë nga tregu

Qumështi “Vita”, i cili dyshohet se ka sasi të lartë të vajit të Palmës i bllokuar në tregun e Kosovës, në Shqipëri gjendet në shumë markete.

Sipas eskspertëve, duhet të tërhiqet nga tregu dhe të kryhen të gjitha analizat ndërsa Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit nuk ka asnjë reagim për këtë situatë.

Sigal

Blegtoria në krizë

Statistikisht blegtoria shqiptare po përjeton krizë, pasi numri i krerëve është pakësuar ndjeshëm dekadën e fundit.

Sipas të dhënave nga INSTAT, në 2013 në vend numëroheshin 356 mijë lopë. Në fund të 2022 numri i tyre është pakësuar me 95 mijë.

Tkurrje të fortë ka pasur edhe tek krerët e bagëtive të imta. Nga 2,7 milionë krerë me dele/dhi në fund të vitit 2013, një dekadë më pas rezultojnë 700 mijë krerë më pak. Për shkak të pakësimit të bagëtive edhe prodhimi i qumështit ka rënë.

Nga 2013 deri në fund të 2022, prodhimi i qumështit në Shqipëri është reduktuar me 161 mijë tonë.