Ministri Ervin Demo: Investimi për asfaltimin e rrugës që lidh Skraparin me Korçën, hap i ri drejt zhvillimit

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka njoftuar në rrjete sociale se vijojnë punimet në segmentit Backë – Qafa e Martës! Duke  ndarë dhe pamje nga momentet e punimeve ,Demo shkruan se, ky investim do të lehtësojë lëvizjen, do të ulë kostot e transportit, do të mbështesë fermerët dhe sipërmarrësit, do të forcojë ekonominë lokale dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit.

“Nis asfaltimi i segmentit Backë – Qafa e Martës!

Sigal

Ka nisur asfaltimi i këtij segmenti të rëndësishëm rrugor, që lidh Skraparin me Korçën dhe afron dy qarqe përmes një infrastrukture moderne dhe të shumëpritur.

Për banorët e zonës, kjo nuk është thjesht një rrugë, por një hap i ri drejt zhvillimit.

Ky investim do të lehtësojë lëvizjen, do të ulë kostot e transportit, do të mbështesë fermerët dhe sipërmarrësit, do të forcojë ekonominë lokale dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit.”