Suplementi Pena Shqiptare/ Zamira Çavo: Babait!

Prof. Dr. Zamira Çavo
Prof. Dr. Zamira Çavo

Prej vitesh ti je kthyer në ndërgjegjen time!

Sa herë mërzitem me gjëra që nuk i ndryshoj dot , dëgjoj zërin tënd brenda meje ” Durim”.

NOA

Sa herë flas me njerëz, madje edhe të kundër , të vrazhdë, apo arrogant, kujtoj fjalën tënde ” Fjala është çelsi i komunikimit, Po dite të flasësh me qetësi e llogjikë, kurrë nuk humbet! ”

Sa herë rebelohem ndaj një padrejtësie kujtoj fjalën tënde : “Kurrë mos u dorëzo nëse e ndjen se je në anën e së drejtës”!

Sa herë që lotoj fshehurazi nga një dhimbje e shkaktuar nga dikush, kujtoj fjalën tënde” Kurrë mos kërko hakmarrje, por puno fort të shkëlqesh në atë që bën.”

Sa herë ndjejë një dorë që zgjatet para meje për lëmosh, kujtoj fjalën tënde ” Ndihmo ata që nuk ndihmojnë dot veten”.

Në çdo vendim të rëndësishëm që marr mendoj :-Si do kishe vepruar ti?

Sepse ti Je Ai që më ka falur aq shumë dashuri e që më mësove hapat e parë të jetës! Je ndërgjegja ime BABI!

Sa do doja ta dija nëse ndjehesh ndopak krenar për Bijën tënde!

Ah sa mall kam…!