NOT/ Kupa e Shqipërisë për të Rinj dhe të Rritur, do zhvillohet në rrezet e vapës të qershor-korrikut. Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: Në sfidë me të nxehtit, uroj gara të mbara me rekorde të reja

Kalendar “përvëlues” ky i Kupës së Shqipërisë këtu në Tiranë, i druheni motit të nxehtë gjatë garave?

Është një kalendar i shpallur që në fillimin e vitit, dhe të gjitha ekipet me notarët e tyre janë të njohur me veprimtaritë. Besoj se janë të përgatitur, pasi nuk është hera e parë që notarët e gjyqtarët ti sfidojnë e përballojnë garat në kushte të të nxehtit.

NOA

Mendoni se në këto gara notarët do ti sfidojnë kushte atmosferike dhe do të japin më të mirën e tyre?

Jam besimplotë se, si meshkujt ashtu edhe femrat, do ta sfidojnë këtë mot të nxehtë me rezultate të mira, dhe me thyerjen e rekordeve kombëtare, të cilët gjithmonë janë shoqërues të garave në këtë pishinë. Aty është “fshehur” më e mira e tyre.

Sa siguri keni që garat në kushte të tilla moti të nxehtë do të zhvillohen normalisht?

Dihet se, siguria është edhe garanci për zhvillimin e garave. Ne si federatë kemi  marrë të gjitha masat organizative që kjo veprimtari të zhvillohet në kushte sa më normale. Përvoja e ka treguar se gjithçka do shkojë në rregull, ashtu do të ndodhë.

Shpesh para garave, ju shpreheni kryesisht për thyerje të rekordeve kombëtare, pse ky optimizëm?

Optimizmi im vjen nga tradita që notarët tanë kanë krijuar në garat që zhvillohen në këtë pishinë 50m. Kjo është një Kupë ku marrin pjesë të Rinj e të Rritur (M-F), një veprimtari verore e rëndësishme e vitit 2026. Dhe rekordet nuk do të mungojnë.

Ju si President, ku e mndoni shtyllën e rekordeve, vetëm tek notarët që kanë marrë pjesë periodikisht në veprimtaritë e vitit?

Kjo pjesë e notarëve janë më të pritshëm për të arritur rezultate të larta në këto gara. Sepse Noti është sport individual dhe suprizat janë gjithmonë bashkëshoqëruese për notarët. Por si zakonisht, do jenë gara të forta dhe të bukura.

Po FSHN-ja me masat e saj, si e ka përgatitur zhvillimin e këtij kampionati kombëtar?

Në gjithë agjendën e masave organizative që janë marrë nga ana jonë si federatë, jemi munduar të kemi garanci e siguri, me qëllim që garat të zhvillohen në normalitet dhe me cilësi. Por njëherësh, edhe duke sfiduar motin e nxehtë.

Si zakonisht para çdo gare, këtë herë cili është urimi juaj për ato të Kupës së Shqipërisë në Tiranë?

Urimi im vjen natyrshëm. Ai është për të gjithë garuesit e trajnerët e tyre: Gara të mbara! Sfidë motit të nxehtë, por sfidë edhe me njëri-tjetrin në garë. Lufta sportive sjell rezultatet e larta, pasi brenda tyre “fshihen” edhe rekordet kombëtare.

Edhe pse po flasim për Kupën, vlen tu pyes nëse ka ndonjë lajm të ri për infrastrukturën e Notit,?

Kjo mbetet një pyetje e “nxehtë” që merr një përgjigje të “ftohtë” prej meje. Deri tani kemi premtime, pasi nga ana jonë si federatë janë bërë të gjitha planet, të cilat ua kemi përciellë edhe Ministrisë së linjës, KOKSH-it dhe Kryeministrit.

 

Garat e mbetura për vitin 2026

  Aktivitete Kombëtare verore

1.Kupa Shqipërisë 2026, Tiranë 30 qershor-1 Korrik

2.Kampionati Kombëtar Fëmijë, të Rinj e të Rritur (50m),

Durrës 29-30 Gusht

3.Maratona mbarëkombëtare, Sarandë 6 Shtator

 

Aktivitete Kombëtare dimërore

1.Kupa Pavarësia që zhvillohet në Tiranë

Pishina 25 m “Te Stela”, 21-22 Nëntor

#Kupa “Klavio Meça” që zhvillohet në Tiranë

Pishina 25 m “Te Stela”, 20 Dhjetor 2026

 

PJESËMARRËSIT

Do të garojnë rreth 100 notarë për Meshkuj dhe Femra, përfaqësues të shtatë ekipeve nga Shqipëria

Urimi im vjen natyrshëm për të gjithë garuesit e trajnerët e tyre: Gara të mbara! Sfidë motit të nxehtë, por sfidë edhe me njëri-tjetrin në garë. Lufta sportive sjell rezultatet e larta, pasi brenda tyre “fshihen” edhe rekordet kombëtare

Ekipet pjesëmarrëse

AN “TE STELA”

Trajnerë: Eduart Cane/

Sadik Mema

TIRANA

Trajnerë: Arjan Fetishaj/

Keis Fetishaj

PARTIZANI

Trajner: Dashamir Bregu

SK TEUTA

Trajner: Jurgen Fici

VLORA NOT

Trajner: Tomor Dano

VLLAZNIA

Trajner: Kolë Shiroka

FLAMURTARI

Trajner: Orgert Muço

1

Kupa e Shqipërisë në pishinën 50 m, është veprimtaria e dytë kombëtare verore në sportin e Notit për vitin 2026, pas “Teuta Cup 2026”

2

Pas garave të Kupës, në datat 29-30 gusht 2026, do të zhvillohet Kampionati Kombëtar për Fëmijë, të Rinj e të Rritur, 50m në Durrës

RREGULLORJA E KUPËS SË SHQIPËRISË

Kjo është Rregullorja e aktivitetit Kupa e Shqipërisë 2026 në pishinën verore 50 m, e cila duhet zbatuar nga trajnerët dhe notarët:

#Veprimtaria Kupa e Shqipërisë 2026, do të zhvillohet më 30 qershor dhe 1 korrik në kompleksn e pishinave të “AKUADROM”, pishina e hapur 50 m dhe me 8 korsi.

#Çdo notar mund të zhvillojë deri në katër gara individuale dhe tri ekipore.

#Çdo ekip ka të drejtë të marrë pjesë në një garë të vetme me tre notarë.

#Do të vlerësohen me pikë vetëm ata pjesëmarrës në gara, të cilët do të arrijnë normat e kategorisë së të Rinjve dhe të Rriturve, pasqyruar në tabelën përkatëse.

Mjeshtri i Madh Sadik Mema: Vlerësim maksimal për Kupën

Për garat e Kupës së Shqipërisë që do të zhvillohet në datat 30 qershor-1 korrik 2026, ekipet e notit “Te Stela” i kanë vlerësuar si pjesë e një aktiviteti veror shumë të rëndësishëm. Kryetrajneri Sadik Mema, Mjeshtër i Madh, tregoi dje për gazetën “Telegraf” se kanë kanë bërë përgatitjet për rezultatet të larta dhe rekorde kombëtare, duke e quajtur si një aktivitet të rëndësishëm. “Edhe Kupa e Shqipërisë ka marrë vlerësimin maksimal nga notarët e Akademisë tonë. Ne do të kemi pjesëmarrje në çdo garë për seicilën moshë, sepse edhe pjesëmarrja në gara është e gjërë. Për ekipin “Te Stela”, duke qënë se është aktiviteti dytë në pishinë 50 m, do të shihen diferencat dhe gjëndja e notarëve. Kemi disa notarë që morrën pjesë në garat e Kupës COMEN, dhe së bashku me të tjerët, stërvitja ka vazhduar rregulllisht dhe gjëndja është e mirë. Do syojmë Kupën si ekip dhe me notarët”.

Sekretarja e FSHN, Suela Haxhija: Presim pjesëmarrje, rivalitet dhe cilësi

Suela Haxhija

Zhvillimi i garave të Kupës së Shqipërisë në pishinën 50 m, në datat 30 qershor dhe 1 Korrik 2026, duket sikur sikur po kërkon të sfodjë motin e nxehtë që ka pllakosur gjatë muajit qershor. Por Sekretarja e kësaj federate, Suela Haxhija, tregon për gazetën “Telegraf” se gjithçka është gati për zhvillimin normal të këtyre garave. “Bazuar në listat që na janë dërguar nga ekipet dhe nga pjesëmarrësit si individë, nga ana jonë si federatë është bërë edhe regjistrimi i tyre për garë. Do jenë rreth 100 notarë Meshkuj e Femra, dhe listat me emrat e garuesve në Kupën e Shqipërisë janë zyrtarizuar. Presim që gjithçka të zhvillohet në normalitet dhe me rivalitet mes notarëve”, kështu e nisi dje bisedën Sekretarja e FSHN-së, Suela Haxhija, e cila më pas bën të ditur edhe Rregulloren e garës dhe çmimet e fituesve  në përfundimin e këtyre garave. “Si në çdo kupë tjetër të zhvilluar më parë, FSHN-ja ka bërë të qartë se si do të vlerësohen notarët për klasifikimin ekipor sipas pikëzimit. Kështu: 10 pikë vëndi parë, 8 pikë vëndi dytë, 6 pikë vëndi tretë, 5 pikë vëndi i katërt, 4 pikë vëndi i pestë, 3 pikë vëndi i gjashtë, 2 pikë vëndi i shtatë dhe 1 pikë vëndi i tetë. Ndërkohë që, për notarin dhe notaren më të mirë të Kupës, do të jepet kupa e titullit kampion, bazuar në shumën e pikëve FINA që seicili notar do mbledhë në dy garat individuale ku do të marrë pjesë. Ndërsa për ekipin më të mirë të këtij aktiviteti (M+F), do të jepet kupa e ekipit kampion, dhe për çdo garë, fituesit e tre vëndeve të para do të nderohen me Diplomën përkatëse”. Në fund, Sekretarja Haxhija tregon se do të marrin pjesë 7 ekipe me rreth 100 notarë të teseruar nga FSHN-ja. Por ka edhe një të veçantë, pasi në këtë Kupë mund të marrin pjesë edhe notarë të Federatës së Notit të Kosovës, dhe notarë të federatave anëtare të European Aquatics dhe World Aquatics, por pa të drejtë kualifikimi.

          Oraret e zhvillimit të garave, 30 qershor-1 korrik

PARADITE                           PASDITE

Nxemje            09:00-10-00                 Nxemje            15:30-16:30

Garat               10:00                           Garat               16:30

MOTI

Në të dyja ditët e zhvillimit të garave të Kupës së Shqipërisë në Not, në datat 30 qershor-1 korrik, moti do të jetë shumë i nxehtë. Sipas parashikimit të metereologjisë shqiptare, temperaturat në kohën që do zhvillohen garat do jenë ekstreme, deri në 40 gradë. Ndaj FSHN këshillon që gjatë zhvillimit të garave, kujdesi duhet të jetë i madh, si nga notarët, trajnerët dhe gjyqtarët e garave.

PROGRAMI I GARAVE

DITA E PARË

Datë 30 qershor 2026

PARADITE

200m Stil i Lirë           M

200m Stil i Lirë           F

100m Stil Flutur          M

100m Stil Flutur          F

50m Bretkocë              M

50m Bretkosë              F

400m Katërnotim        M

400m Katërnotim        F

50m Shpinë                 M

50m Shpinë                 F

PASDITE

50m Stil i Lirë             F

50m Stil i Lirë             M

200m   Katërnotim      F

200m Katërnotim        M

50m Stil Flutur            F

50m Stil Flutur            M

800m Stil i Lirë           F

800m Stil i Lirë           M

4X100m St. Mix         F

4X100m St. Mix         M

 

DITA E DYTË

Datë 1 korrik 2026

PARADITE

1500m Stil i Lirë         F

1500m Stil i Lirë         M

100m Bretkocë            F

100m Bretkocë            M

200m Stil Flutur          F

200m Stil Flutur          M

100m Shpinë               F

100m Shpinë               M

4X100m Stil i Lirë      F

4X100m Stil i Lirë      M

PASDITE

100m Stil i Lirë           M

100m Stil i Lirë           F

200m Shpinë               M

200m Shpinë               F

400m Stil i Lirë           M

400m Stil i Lirë           F

200m Bretkocë            M

200m Bretkocë            F

4X200m Stil i Lirë      M

4X200m Stil i Lirë      F

ÇMIMET E KUPËS SË SHQIPËRISË

Notarët dhe notarët që do të marrin pjesë në garat e Kupës së Shqipërisë 2026 në pishinën 50 m, do të vlerësohen për klasifikimin ekipor, bazuar në normat për të Rinj dhe të Rritur, sipas pikëzimit:10 pikë-vëndi i parë; 8 pikë-vëndi i dytë; 6 pikë-vëndi i tretë;5 pikë-vëndi i katërt; 4 pikë-vendi i pestë; 3 pikë-vëndi gjashtë;2 pikë-vëndi i shtatë; 1 pikë-vëndi i tetë. Për notarin dhe notaren Më të Mirë të Kupës, do të jepet kupa e kampionit, bazuar në shumën e pikëve FINA që seicili notar do të mbledhë në dy garat individuale ku merr pjesë. Për ekipin (M+F) më të mirë, do të jepet Kupa e ekipit kampion. Për cdo garë, fituesit e tre vëndeve të para nderohen me diplomë.