Zhvillimi i një vendi mund të duket i shpejtë edhe kur ushqehet nga para të pista, por kjo nuk përbën zhvillim të qëndrueshëm. Rritja që mbështetet te kapitali kriminal prodhon ndërtime, konsum dhe qarkullim të lartë parash, por njëkohësisht shkatërron konkurrencën, rrit pabarazinë dhe e zhvendos pushtetin nga qytetarët te rrjetet kriminale e klienteliste.
Zhvillimi i një vendi mund të duket i shpejtë edhe kur ushqehet nga para të pista, por kjo nuk përbën zhvillim të qëndrueshëm. Rritja që mbështetet te kapitali kriminal prodhon ndërtime, konsum dhe qarkullim të lartë parash, por njëkohësisht shkatërron konkurrencën, rrit pabarazinë dhe e zhvendos pushtetin nga qytetarët te rrjetet kriminale e klienteliste.
Një argument i dëgjuar shpesh në debatet publike është se edhe vende të mëdha, si SHBA, janë ngritur historikisht mbi korrupsionin, kontrabandën ose kapitalin e paligjshëm, prandaj një tolerancë e ngjashme ndaj parasë së pistë mund të shihet si “fazë kalimtare” edhe për vende si Shqipëria. Ky është një mit i rremë, sepse ngatërron ekzistencën e krimit në disa periudha historike me themelet reale të zhvillimit afatgjatë.
Të gjithë e kuptojnë, posaçërisht ekonomistët, se pesha historike e SHBA-së si fuqi ekonomike është ndërtuar mbi prodhimin industrial, inovacionin teknologjik, zgjerimin e tregut të brendshëm, universitetet, infrastrukturën dhe sidomos institucionet që mbrojnë pronën, kontratën dhe konkurrencën. Me fjalë të tjera, krimi mund të ketë ekzistuar si parazit në sistem, por jo si themel i tij; atje ku mafia dhe korrupsioni janë forcuar, ato janë trajtuar si kërcënim për rendin ekonomik, jo si model zhvillimi për t’u imituar. Prandaj, përdorimi i shembullit amerikan për të justifikuar tolerancën e qeverisë ndaj parasë së pistë në Shqipëri është mashtrues. Ai krijon idenë se mjafton të ketë para në qarkullim dhe ndërtime të shumta, pa pasur rëndësi burimi i kapitalit, kur në të vërtetë zhvillimi kërkon institucione që e kufizojnë kapitalin kriminal, jo që i hapin rrugë atij. A nuk i shërbeu këtij qëllimi edhe amnistia de facto e kapitaleve dhe “paqja fiskale” e trumbetuar me bujë prej saj?
Në Shqipëri, siç konfirmojnë investigime serioze gazetareske dhe raporte të agjencive ligjzbatuese perëndimore, veçanërisht gjatë periudhës 2017–2026, paraja e pistë është lidhur vazhdimisht me sektorin e ndërtimit, pasuritë e paluajtshme dhe bizneset me qarkullim të lartë cash. Këta sektorë janë tërheqës për pastrimin e parave, sepse lejojnë transaksione të mëdha, fshehin më lehtë origjinën e fondeve dhe krijojnë një pamje të ligjshme të pasurisë së krijuar. Teoria ekonomike na mëson se, në planin afatshkurtër, ky kapital mund të japë efektet e një “boomi”: shtohen kullat, rriten çmimet e pronave, hapen biznese të reja dhe qarkullon më shumë para në ekonomi. Por këto efekte janë sipërfaqësore, sepse nuk burojnë nga produktiviteti, inovacioni apo zgjerimi i ekonomisë reale; ato burojnë nga injektimi i kapitalit që kërkon legalizim dhe strehim, jo zhvillim kombëtar.
Paratë e pista prodhojnë iluzion pasurie, shtrembërojnë ekonominë reale, rrisin çmimet, thellojnë pabarazinë dhe, mbi të gjitha, kapin shtetin, duke e kthyer zhvillimin publik në mjet privat pasurimi. Për fat të keq, ky është edhe kërcënimi më i madh i ekonomisë dhe demokracisë në kohën që po jetojmë.

Pasoja më e dukshme, pas një dekade a më shumë paqeje të qeverisë me paratë e pista, është deformimi i strukturës ekonomike. Kapitali shkon atje ku pastrohet më lehtë, jo atje ku prodhon më shumë vlerë për shoqërinë. Kjo dobëson industrinë, bujqësinë dhe sipërmarrjen prodhuese, ndërsa forcon sektorë joproduktivë që ushqehen nga spekulimi me tokën, pronën dhe ndërtimet luksoze. Është fakt i pamohueshëm që mbështetja e zhvillimit te paraja e pistë dhe te sektori i ndërtimit ka ardhur paralel me dobësimin e industrisë dhe mosshfrytëzimin e plotë të potencialit bujqësor – pra, rritje pa bazë solide prodhuese në ekonominë tonë kombëtare, pasojë direkte e mbështetjes te ky burim kapitali të injektuar në të.
Një tjetër pasojë është rritja artificiale e çmimeve të banesave dhe kostos së jetesës. Kur në treg futet kapital që nuk ndjek logjikën normale të fitimit, por synon thjesht pastrimin e origjinës, ai pranon të blejë më shtrenjtë dhe i shtyn çmimet përtej mundësive të familjeve që jetojnë nga paga ose nga biznesi i ligjshëm. Në këtë mënyrë, strehimi bëhet më i paarritshëm, qiratë rriten dhe kostot e larta të pronës transferohen gradualisht edhe te mallrat e shërbimet e përditshme. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh ditë pas dite para syve të secilit prej nesh.
Dëmi më i madh i parasë së pistë nuk është vetëm ekonomik, por edhe politik. Kur kapitali kriminal hyn në ekonomi në shkallë të gjerë, ai nuk mjaftohet me blerjen e apartamenteve, tokave apo bizneseve; ai kërkon mbrojtje politike, favore administrative dhe garanci institucionale. Pikërisht këtu nis kapja e shtetit. Siç dihet, me konsensus politik dhe mbështetje të fortë ndërkombëtare, një dekadë më parë u miratua një ligj i posaçëm i titulluar: “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Por as ky ligj nuk solli frenimin e kapjes së shtetit. Kjo kapje ndodh kur vendimmarrja publike nuk orientohet më nga interesi i përgjithshëm, por nga interesat e grupeve të ngushta ekonomike e kriminale, dhe shfaqet kur grupet me kapital të dyshimtë ndikojnë në fushata zgjedhore, blejnë vendime administrative, ndikojnë në ligje, në plane urbane dhe në shpërndarjen e lejeve të ndërtimit, siç tregon edhe “Dosja shqiptare”, e bërë publike javën e fundit. Në fakt, kapja e shtetit ka arritur në atë shkallë, sa shteti nuk është më arbitër mes interesave shoqërore, por instrument për mbrojtjen dhe rritjen e pasurisë së pakicës.
Një shfaqje specifike e investimit të parave të pista në ekonominë e Shqipërisë është lidhja e ngushtë mes betonit dhe kapjes së shtetit. Pastrimi i parave në ndërtim nuk kryhet në vakum; ai kërkon ndryshime planesh vendore, leje, tolerancë nga hallka administrative, shpesh edhe heshtje nga mekanizmat e kontrollit. Kjo e kthen urbanistikën, pronën dhe zhvillimin e qytetit në fushë përfitimi për aleancën mes politikës dhe kapitalit në hije, ndërsa komunitetet përballen me çmime të larta banesash, zhvendosje dhe humbje të kontrollit mbi hapësirën ku jetojnë, si edhe humbje të kontrollit mbi zonat e mbrojtura. Në këtë këndvështrim, Kryeministri Rama dhe qeveria e tij u detyrohen një shpjegim qytetarëve shqiptarë se si ka ndodhur që zhvillues vendas e të huaj të pasurive të patundshme, në formën e resorteve, kullave etj., të hartojnë projekte investimesh prej qindra milionë eurosh në territore të ndaluara nga ligji për zonat e mbrojtura, tre apo katër vite përpara se ligji të ndryshonte.
Në fakt, kapja e shtetit ka arritur në atë shkallë, sa shteti nuk është më arbitër mes interesave shoqërore, por instrument për mbrojtjen dhe rritjen e pasurisë së pakicës.Kjo e kthen urbanistikën, pronën dhe zhvillimin e qytetit në fushë përfitimi për aleancën mes politikës dhe kapitalit në hije, ndërsa komunitetet përballen me çmime të larta banesash, zhvendosje dhe humbje të kontrollit mbi hapësirën ku jetojnë, si edhe humbje të kontrollit mbi zonat e mbrojtura.
Si rezultat i kapjes së shtetit, deformimet në qeverisje janë bërë të shumëfishta: konkurrenca politike është dëmtuar nga financimi i errët, administrata ka humbur neutralitetin dhe dominohet nga patronazhistët, ligjet zbatohen në mënyrë selektive dhe besimi i qytetarëve te shteti është cenuar rëndë. Në të njëjtën kohë, rritja ekonomike, edhe pse pozitive për vite me radhë, për shumicën e qytetarëve mbetet vetëm në letër dhe në beton, por nuk ka mundur të përkthehet në mirëqenie për shoqërinë; përkundrazi, ka thelluar pabarazinë, emigracionin dhe ka dobësuar demokracinë.
Në përfundim, mund të konkludojmë se një vend, në një kohë të caktuar, mbi bazën e parave të pista mund të shënojë rritje ekonomike më të shpejtë, por nuk mund të ndërtojë mbi këto kapitale zhvillim të qëndrueshëm. Paratë e pista prodhojnë iluzion pasurie, shtrembërojnë ekonominë reale, rrisin çmimet, thellojnë pabarazinë dhe, mbi të gjitha, kapin shtetin, duke e kthyer zhvillimin publik në mjet privat pasurimi. Për fat të keq, ky është edhe kërcënimi më i madh i ekonomisë dhe demokracisë në kohën që po jetojmë.
Prandaj, çështja nuk duhet të shtrohet nëse paraja e pistë sjell qarkullim e, pse jo, edhe rritje ekonomike, sepse këtë ajo mund ta bëjë për një periudhë të shkurtër. Çështja e vërtetë është nëse një shoqëri mund të mbetet e lirë, e drejtë dhe funksionale kur ekonomia dhe qeverisja fillojnë të varen nga kapitali kriminal. Përvoja e Shqipërisë në vitet 2017–2026 sugjeron se përgjigjja është jo: aty ku sundon paraja e pistë, zhvillimi mbetet fasadë, ndërsa shteti zbrazet nga përmbajtja demokratike.



















