Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësimin për funksionimin e kontrollit parlamentar dhe rolin e opozitës në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Në fjalën e tij në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, Bardhi tha se integrimi europian nuk duhet të jetë thjesht një proces i përafrimit të legjislacionit, por një transformim i institucioneve demokratike.Bardhi deklaroi se gjatë kësaj legjislature opozitës i janë mohuar instrumente të kontrollit parlamentar. Një tjetër çështje e ngritur prej tij ishte ajo e Komisioneve Hetimore.
Bardhi u shpreh se opozita ka paraqitur gjashtë kërkesa për ngritjen e tyre dhe se asnjëra nuk është pranuar nga mazhoranca.Deputeti demokrat kritikoi gjithashtu shumicën për mënyrën se si, sipas tij, janë trajtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ai iu referua edhe vendimit të fundit lidhur me statusin e magjistratëve, duke akuzuar mazhorancën se ka rimiratuar një ligj të shfuqizuar më herët nga Gjykata Kushtetuese.Zbardhen debatet në konferencën e kryetarëve e mbledhur sot paradite në kryesinë e Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që harta e re territoriale të mos përfshihet në kalendarin e punimeve të kuvendit por të vijojë procesi i konsultimit publiK.




















