Nesër do të lexoni/ Kleptokratët dhe banditokracia që sundojnë në kupolën e Autoritetit të Aviacionit Civil

663
Sigal

Dritan GOXHAJ

Në këto 27 vjet kinse demokraci në Shqipëri, kemi parë të dalin në pah lloj­lloj fenomenesh e tipologji njerëzish të ndryshëm. Me kalimin e kohës, një pjesë i ka shuar koha e një pjesë janë shuar vetë duke mos gjetur terren për t’u mbarsur. Por dy lloj njerëzish lindën në këtë “demokracinë” tonë: kleptokratët dhe banditët. Të dytët janë pasojë e kleptokratëve. Kjo racë lulëzoi e po lulëzon ndër ne dhe i gjen të përqendruar me shumicë në administratën e vendit, në të gjithë sektorët e në të gjitha fushat. Kleptokrat, për të gjithë që ndoshta mund të mos jenë të njohur me termin, vjen nga greqishtja dhe përbëhet nga “klepto” që do të thotë hajdut dhe “krat” që do të thotë rregull. Pra, praktikisht, rregull hajdutësh. Dhe një tufë hajdutësh së bashku formojnë një bandë. Një bandë e instaluar në zyra të shtetit formon një banditokraci, ose po t’i referohemi Kodit Penal të Republikës, një grup kriminal të strukturuar. Tashmë prej 27 vjetësh këta kleptokratë, të cilët pasi instaluan në zyra të shtetit fisin e farën, kushërinjtë e kushërirat, krushqit e dhëndurët, ka disa vite, sidomos këto 10 të fundit, që po zihen mes tyre, jo se kush do të bëjë diçka për të çuar përpara administratën shqiptare ose diçka në shërbim të popullit, por zihen se kush do të jetë pronar i lekut. E këtë e bëjnë duke na shitur parime, njësoj sikur klientja në bordello të bëjë moral…

Për më shumë nesër në gazetën Telegraf