Mbyllen garat e Kampionatit Kombëtar të Notit/ Presidenti Çiraku: Bashkë me rekordet u rrit edhe cilësia e garimit

61
Sigal

U mbyllën dje garat e Kampionatit Kombëtar për të Rritur e të Rinj, meshkuj e femra, durrsakët ulin nga “froni” Te Stela. Vetëm tre rekorde kombëtare të thyera

Garat e Kampionatit Kombëtar të Notit për të Rinj e të Rritur, për dy ditë me radhë e sfiduan motin e nxehtë, madje edhe me rekorde. Këtë sfidë e bëri edhe Njëshi i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, i cili ishte Non-stop në të gjitha garat. Edhe pse nuk i doli parashikimi për thyerjen e shumtë të rekordeve kombëtare, ai ndjehet i kënaqur dhe optimist, duke e justifikuar këtë me koshte atmosferike mbi normalen. Gjithsesi, ai deklaroi dje për gazetën “Telegraf” se në kampionatin e radhës edhe rekordet do të rikthehen në trendin e mëparshëm.

Agron KAJA

“Teuta e Durrësit duhet falenderuar për gjithçka dha në këtë kampionat. Jo vetëm se i dha tonin kampionatit dhe me meritë u shpall kampione, por se rezultatet e larta të notarëve kanë vite që e kanë rritur cilësinë e garimit”

Ndjeheni i plotësuar me rezultatet që u arritën në këtë Kampionat Kombëtar?

Në përgjithësi po, por mendoj se më shumë ndikoi edhe moti i nxehtë që në temperaturat e larta e bëri pak të vështirë garimin e notarëve. Kjo është një periudhë ku notarët më shumë pushojnë, por mendoj se edhe në të tilla kushte, mirë ishin.

Ku ishin pritshmëritë më të mëdha nga ana juaj?

Te rekordet kombëtare, sepse në Kampionatet Kombëtare të dhjetë viteve të fundit që unë drejtoj FSHN-në, thyheshin mbi 10 rekorde. Gjatë gjithë kohë i kemi kushtuar vëmendje këtij treguesi cilësor, barometër I punës stërvitore.

Cilët notarë apo ekip dhanë më të mirën në kampionat?

Natyrisht që Teuta e Durrësit duhet falenderuar për gjithçka dha në këtë kampionat. Jo vetëm se i dha tonin kampionatit dhe me meritë u shpall kampione, por se rezultatet e larta të notarëve kanë vite që e kanë rritur cilësinë e garimit.

Vetëm tre rekorde kombëtare të thyera, mos shkoi syri I keq në raport me kampionatet e tjerë?

Eh, e përmenda më sipër këtë tregues. Nuk e thashë për të justifikuar notarët dhe ekipet, por se pritshmëritë janë të tilla tek të gjithë notarët garues. Teuta, Te Stela dhe Tirana them se ishin “tre moskëtierët” më të mirë të kampionatit.

Katër notarët shqiptarë që shkojnë në Botëror nuk arritën ndonjë kohë record, mendoni se do të bëjnë më të mirën në Japoni?

Gjithçka që hyn te mosarritjet në këtë kampionat, unë do ta përmblidhja në faktorin e motit, i cili realisht ndikoi negativisht në garim. Edhe katër notarët e kombëtares kështu u paraqitën, porn ë Botëror them se do flasin me rekorde.

Ku mendoni se duhen përmirësuar ekipet e skuadrat për veprimtaritë e tjera?

Duke ju referuar këtij kampionati, unë them se nga ana e trajnerëve duhet të ketë një përgatitje më ndryshe me notarët e tyre. Duhet që edhe në kushtet e të nxehtit ekstrem notarët të japin të paktën në 70-80% të mundësive të tyre.

Cila është veprimtaria e rradhës e FSHN-së?

Në muajin shtator 2023 do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i Fëmijëve. Këtu besoj se do të kemi motin më të mirë për garim, dhe këtë duhet që tani trajnerët ta përgatisin tek notarët e tyre. Pres rezultate të mira në këtë veprimtari.

Notarët më të mirë

MESHKUJ/TË RRITUR

Greisi Koxhaku (Tirana)

1331 pikë FINA

FEMRA TË RRITURA

Sara Dande (Te Stela)

ikë FINA

 

MESHKUJ/TË RINJ

Greisi Koxhaku (Tirana)

1331 pikë FINA

FEMRA/TË REJA

Julia Xhako (Tirana)

1093 pikë FINA

Garat dje, 18 korrik 2023

1500 m stil i lirë          (M-F)

100 m bretkosë           (M-F)

200 m flutur    (M-F)

100 m shpinë   (M-F)

4X100 m stil lire         (M-F)

100 m stil i lirë            (M-F)

200 m shpinë   (M-F)

400 m stafet s.lirë       (M-F)

200 m bretkosë           (M-F)

4X200m stafet lirë      (M-F)

NOTARËT E KOMBËTARES NË KAMPIONAT

Mark Ducaj, Te Stela: Prisja kohë më të mirë

Një nga notarët më të mirë i ekipit Te Stela, Mark Ducaj duke i pakënaqur me rezultatet e tij, edhe pse u rendit në vendin e parë në garat ku morri pjesë. “Unë kisha bërë një përgatitje shumë të mirë, dhe së bashku me trajnerët isha me besimin se do të arrija kohë më të mira. Në garën time të preferuar 400 m stil i lirë prisja kohë më të mirë se 3.88, por gjithsesi, ky rezultat mua do më shërbejë si test për Botërorin. Edhe atje në këtë garë do marr pjesë, shkoj me synimin që të përmirësoj rekordin kombëtar të kësaj gare”.

Zhulian Levanditi, Teuta: Përmirësohem në Botëror

Durrasaku Zhulian Levanditi ishte protagonist te skuadra e Teutës, e cila në këtë kampionat ishte absolute në të gjitha garat, madje edhe me rezultate të përmirësuara. “Unë në këto gara të këtij Kampionati Kombëtar nuk dhashë maksimumin tim, sepse doja që të kasha më shumë freski për garat që do të bëj në Kampionatin Botëror të Japonisë. Këtë fundjavë do të garoj në 100 m dhe në 200 m stil i lirë, e ndryshe nga kampionati, atje kam besim se do të shënoj kohë më të mira në këto dy gara, pse jo edhe rekorde kombëtare”.

“Djemtë e detit” më të mirët, trajneri Ngresi: E merituam!

 

Agron KAJA

“Në pesë vitet e fundit, për të mos thënë edhe më tepër, Teuta ka qenë kampione me meshkuj, thuajse në të gjitha garat”

Nëse në pishinën e Akuadromit të Tiranës dje kishte një “zhurmë” më të madhe krahasuar me veprimtaritë e tjera që zhvillohen këtu, atë e krijoi ekipi i Teutës së Durrësit që u shpall kampione e Kampionatit Kombëtar të Notit për të Rritur. Me trajnerë Gjergj Ngresi e Jurgen Fici “Djemtë e detit” u treguan më të përgatitur, duke rivalizuar “dhëmbë për dhëmbë” me ekipin Te Stela, që e kishte bërë traditë të fitontë kampionatet kombëtare verore. Të dy trajnerët ndhejen të kënaqur me punën e tyre me ekipin, sepse sipas Ngersit, të fitosh në 14 gara nga 20 të tilla nuk është pak. “Në pesë vitet e fundit, për të mos thënë edhe më tepër, Teuta ka qenë kampione absolute me meshkuj, thuajse në të gjitha garat. Këtë e realizuam edhe në këtë kampionat, madje me një shkëputje prej 44 pikësh nga Ekipi Te Stela, të cilin e kishim rivalin kryesor. Jo vetëm ne si trajnerë, por gjithë ekipi ka meritë për këtë sukses të merituar”, kështu deklaroi dje trajneri i Teutës, Gjergj Ngresi, i cili në këtë fitore gjen rastin edhe të falenderojë mbështetësit kryesorë, kryesisht ata financiarë. “Ne erdhëm me bindjen e plotë se do të ishim fitues, dhe ja arritëm. Por do ishte shumë normale të thoja se në suksesin e ekipit të Teutës kanë pjesën e tyre edhe Bashkia e Durrësit dhe Klubi Shumë Sportësh “teuta”. Sepse jo vetëm ndihma financiare që nuk na ka mungur, por edhe mbështetja logjistike e morale e tyre ka qenë shumë e mirë. Ne si durrsakë ndjehemi shumë krenarë për këtë sukses, por edhe për faktin tjetër se notari ynë Zhulian Lavanditi do të marrë pjesë në garat e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në qytetin Fukuoka të Japonisë. Si ekip, ne i urojmë Xhulianit sukses dhe urojmë që të kthehet me rekorde”.

EKIPET PJESËMARRËSE

Te Stela, Teuta, KS Tirana, Partizani, Vlora Not, Butrinti, Tradita, Vllaznia

 

EKIPET FITUESE

Meshkuj/Të rritur

Teuta               303 pikë

Te Stela           259 pikë

Tirana  170 pikë

Femra/Të Rritura

Te Stela           269 pikë

Tirana 142 pikë

Teuta                   9 pikë

Meshkuj/Të rinj

Te Stela           278 pikë

Teuta               259 pikë

Tirana  150 pikë

Femra/Të reja

Te Stela           249 pikë

Tirana  143 pikë

Teuta                   6 pikë

 

Kombëtarja në Botëror

FEMRA

Vivian Xhemollari (Tirana)

200 m shpinë, 400 m miks

Kejti Rrok (Përgatitet në

Amerikë)

200 m stil i lirë

100 m stil i lirë

MESHKUJ

Mark Ducaj (Te Stela)

400 m stil i lirë

Zhulian Lavdaniti (Teuta)

200 m katërnotim

100 m stil i lirë

Kryegjyqtari Lishi optimist për garat

Në pishinat ku zhvillohen gara noti në Shqipëri, ish-notari kampion Emin Lishi, sot si kryegjyqtar tregon se gjithçka në Kampionatin Kombëtar ishte e rregullt. “Duhet të mendojmë se garuam në një mot shumë të nxehtë, dhe unë i falenderoj të gjithë notarët e trajnerët që u bënë pjesë edhe në të tilla kushte atmosferike. Në tërësi nuk patëm ndonjë rast thyerje disipline garimi, dhe shoh se nga gara në garë ndërgjegjësimi i notarëve sa vjen e rritet?