Sekuestrohen 11 kg kokainë me logon “Gucci” në Itali , arrestohet shqiptari

 ITALI– Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali pasi i janë sekuestruar mbi 11 kilogramë kokainë e pastër me cilësi të lartë, e stampuar me logon e markës së shtrenjtë “Gucci”.

Urdhri i ndalimit u ekzekutua nga Policia e Shtetit pas një hetimi të zhvilluar nga Seksioni Kundër Drogës i Policisë së Cuneos.

Sigal

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe mbi 15 mijë euro para në dorë, ndërsa sasia e drogës e kapur mund të prodhonte rreth 55 mijë doza për treg, me një vlerë të përllogaritur prej afro 4 milionë eurosh.

Sipas policisë, individi ishte pjesë e një grupi kriminal i cili merrej me furnizim me shumicë të kokainës, edhe me shpërndarjen e saj në tregun me pakicë.

Autoritetet italiane u bënë thirrje qytetarëve të vijojnë të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, edhe në mënyrë anonime, përmes aplikacionit Youpol ose duke kontaktuar drejtpërdrejt policinë.