Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, identifikohen viktimat babë e bir

Janë identifikuar dy viktimat e ngjarjes së rëndë të regjistruar në Kir të Dukagjinit, të cilët u vranë sot me armë zjarri.

Mësohet se të vrarë kanë mbetur babë e bir, Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni.

Sigal

Ndërkohë, nga të shtënat ka mbetur i plagosur Aleks Preka, i cili raportohet se është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore të Dukagjinit, ndërsa forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e krimit.