Ndërron jetë pacientja 84-vjeçare nga Tirana. Shkon në 19 numri i viktimave me koronavirus

362
Sigal

Ndërron jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.