Vazhdon i nxehti përvëlues, temperaturat pritet të shkojnë deri në 42°C

31
Sigal

I nxehti përvëlues vijon edhe ditën e sotme në vendin tonë. Kjo situatë vjen si pasojë e të nxehtit afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë, por edhe pjesën më të madhe të Europës Jugore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje.

Gjithashtu dita e nesërme pritet si një ndër ditët më të nxehta ku temperaturat në vlerat maksimale pritet të kapin vlerat 41 deri 42 gradë Celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 37°C,

në zonat e ulëta 19 deri 42°C                                                                                                      në zonat bregdetare 23 deri 39°C.