U vra në krye të detyrës/ Mes lotësh dhe duartrokitjesh, përfundojnë homazhet për “Dëshmorin e Atdheut”, Enea Mekolli

Kanë përfunduar homazhet për efektivin e policisë, “Dëshmori i Atdheut” Enea Mekolli.

NOA

Pas ceremonisë së homazheve të mbajtur këtë të premte, kolegë, miq të afërm e familjarë i kanë dhënë lamtumirën mes lotësh.

Enena Mekolli i vra në krye të detyrës, gjatë një operacionit të zhvilluar në Korçës, për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Breçollari, ku mbeti i plagosur edhe një tjetër efektiv.

Ngjarja
Mëngjesin e djeshëm, gjatë një aksioni policor për kapjen e të shumëkërkuarit, Violand Braçellari, i cili fshihej në stallat e bagëtive në një zonë të pyllëzuar në periferi të fshatit Lozhan të Maliqit, ka hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë.

 

 

Nga breshëria e plumbave u vra në vendngjarje efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri.