Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, në afërsi të vendit të njohur si “Pushimi i Shoferit”.
Si pasojë e aksidentit, dy personat që ndodheshin në motoçikletë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.






















